Pse duhet shpetuar Muzeu i Shkencave te Natyres
Leter e hapur
Nga Forumi "Rinia Aktive"
I nderuar President i Republikes se Shqiperise!
I nderuar Minister i Arsimit dhe Shkences!
Ne baze te shqetesimit tone si te rinj, studente, gjimnaziste, nxenes e qytetare te vendit tone, sjellim ne vemendjen tuaj dhe iu kerkojme te ushtroni kompetencat dhe autoritetin me te gjithe fuqine qe ia u jep ligji per ceshtjen e Muzeut te Shkencave te Natyres, qe ndodhet ne Rrugen e Kavajes dhe qe eshte nen varesine e Ministrise te Arsimit dhe Shkences. Tashme kjo ceshtje ndodhet mbi tryezat e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, qe do te shprehen lidhur me vendimin e Gjykates se Larte per t'ia kthyer kete prone pronareve, e madje per t'i paguar atyre edhe qerane qe nga viti 2004. Ne vendimin e saj te 29.03.2007, per ceshtjen midis Hamjet Zagollit (Myftari) dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Gjykata e Larte ka vendosur: "Detyrimin e te paditurve (Ministrise) te lirojne e dorezojne sendin godine dykateshe, ndodhur ne Rrugen e Kavajes. Pagimin e qerase per periudhen nga data 24/02/2001 e deri ne lirimin e sendit. Neni 7/2 i Ligjit nr.7698, date 15/04/1993 dhe Udhezimi nr.3, date 21/06/1993 i Keshillit te Ministrave."
Duke pare me vemendje, Neni 7/2 i Ligjit nr. 7698 thote: "Kur ndertesat nuk jane shembur dhe nuk jane blere nga shteti, edhe kur perdoren per qellime publike, u njihet pronesia ish-pronareve. Shteti do te lidhe kontrate qiramarrje me ish-pronaret ne perputhje me dispozitat e hartuara per kete qellim nga Keshilli i Ministrave. Me kerkesen e ish-pronareve pas nje periudhe prej 3 vjetesh, shteti detyrohet t'u ktheje ndertesat pronareve te tyre." Puna eshte se Muzeu i Shkencave te Natyres ne Tirane sherben per qellime publike, atje bejne praktiken mijera nxenes, gjimnaziste e studente, dhe aty ndodhet nje pasuri e madhe e vendit tone, si specie kafshesh tashme ne zhdukje apo te zhdukura, e elemente te rralla te flores e faunes. Dhe kjo prone i eshte blere pronareve nga ana e shtetit shqiptar. Sipas specialisteve, nese sendet dhe objektet qe ndodhen ne Muze levizin, rreth 80% e tyre rrezikojne shkaterrim te sigurt. Kjo prone i eshte blere pronareve nga ana e shtetit shqiptar. Ne fakt, godina e ish-konviktit "Naim Frasheri", pra Muzeu i Shkencave te Natyres se sotem, rezulton e shpronesuar me vendim te Keshillit te Ministrave me numer 1521 i dates 2 Shtator 1940. Vendimi i shpronesimit eshte firmosur nga mekembesi i mbretit Francesco Jacomoni dhe kryeministri Shefqet Verlaci, vetem nje dite me vone, me date 3 shtator 1940 dhe me pas eshte botuar edhe ne Fletoren Zyrtare nr.144, me date 14 Shtator 1940. Pas daljes se ketij vendimi mbi shpronesimin e godines, jane bere edhe ndryshimet e shtesat qe i kane dhene godines pamjen qe ka sot. Pra sikurse mund te verifikohet fare lehte ne arkivat e shtetit, qe perbejne nje prove te pakundershtueshme, objekti eshte shpronesuar dhe jo konfiskuar, cka nenkupton se shteti e ka blere ate nga ish-pronaret duke i shperblyer per kete, ne menyre qe objekti te perdorej per arsye publike, gje e cila vazhdon te ndodhe edhe sot. Ndaj ky nen automatikisht bie poshte. Sipas nje te perditshmeje, "Ky fakt (prova e shpronesimit) asnjehere nuk iu vu ne dispozicion gjykates gjate shqyrtimit te ceshtjes. Kjo edhe per faktin se Gjykata e Shkalles se Pare u mor me shqyrtimin e kesaj ceshtjeje menjehere pas trazirave te 1997-es. Madje, gjate gjykimit dhe dhenies se vendimit per nje objekt te tille, i konsideruar si nje pasuri me vlera te patjetersueshme per shkencen shqiptare, nuk ka marre pjese asnje perfaqesues i shtetit". Nuk kuptohet se per cilen arsye ka ndodhur kjo? Eshte me te vertete nje rast flagrant dhe i rende! Cfare e ka penguar palen mbrojtese te vihej ne zoterim te ketij dokumenti dhe ta paraqiste perpara gjykatave kompetente per ta vendosur drejtesine ne vend? Nuk kuptohet perse ka ndodhur kjo, jo vetem ne Gjykaten e Shkalles se Pare, por edhe ne ate te Apelit, vite me vone. Dhe aq me keq, nese ky dokument eshte marre ne shqyrtim, si ka mundesi qe ne te gjitha shkallet e gjykimit i eshte dhene e drejte pronareve?
Vendimi i Gjykates se Larte thote se bazohet edhe ne udhezimin nr.3, date 21/06/1993 i Keshillit te Ministrave." Por ne kete udhezim ne nenin 2 thuhet se "Ne kuptim te nenit 6, ndertesa e troje te shpronesuara e te zena per nevoja publike quhen ato qe ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit nr.7698 jane te zena per nevoja publike." Gje qe ka ndodhur. Dhe me tej, ne nenin 3 thuhet: "Per efekt te nenit 7 te zbatohen percaktimet e meposhtme: a) Me perdorimin e ndertesave per qellime publike kuptohet ushtrimi ne to i veprimtarive joekonomike qe mbulohen teresisht nga buxheti i shtetit, si arsimi, kultura, shendetesia, mbrojtja e administrata shteterore. Ne keto raste, kur kemi te bejme me ndertesa te shtetezuara, te konfiskuara ose te marra pa shperblim nga shteti, ato i kthehen ish-pronarit, i cili lidh kontrate qiraje me entin publik qe e ka ate ne perdorim...". Pra edhe ne kete rast vendimi nuk qendron, pasi prona nuk ka qene e konfiskuar, por e shpronesuar. Ne Kushtetuten e Shqiperise, ne nenin 11, pika 3 thuhet se: "Kufizime te lirise se veprimtarise ekonomike mund te vendosen vetem me ligj dhe vetem per arsye te rendesishme publike". Dhe a ka arsye me te madhe publike se kjo? Ndaj ne shprehim bindjen dhe besimin e plote se Gjykata Kushtetuese, duke iu permbajtur ketij neni, nuk ka si te vendose si shkallet e tjera qe kane bere nje gjykim te padrejte per mendimin tone. Por edhe ne qofte se te gjitha keto teza ligjore nuk do te qendronin dhe kjo do te ishte nje prone private me te gjitha efektet, shtetit gjithsesi do t'i lindte e drejta ta shpronesonte ate per qellime te rendesishme publike. Ndaj, duket absurde, qe nderkohe qe ky objekt perdoret nga shteti per qellime te rendesishme publike, ai te privatizohet. Pra, me sa duket, interesa te caktuara personale, dalin mbi ligjet themelore te vendit dhe gjunjezojne jo vetem drejtesine, por te tere sistemin politik. Do te ishte nje precedent i rrezikshem qe nje prone e shpronesuar dhe qe perdoret per qellime te rendesishme publike t'i kthehej ish-pronarit, pasi kjo do te bente qe nje shembull te tille ta ndiqnin edhe ish-pronare te tjere. Ndaj nje dite, nuk do te ishte cudi qe Muzeu i Historise Kombetare te kthehej ne shesh pallatesh, qe permendorja e Skenderbeut te kthehej ne pike furnizimi per automjetet e keshtu me radhe.
Ne, i kerkojme dashamiresisht Presidentit te Republikes, t'i permbahet Nenit 88 te Kushtetutes, per t'i sherbyer interesit te pergjithshem dhe perparimit te Popullit Shqiptar", si dhe kerkojme nga Ministri i Arsimit, te ushtroje trysni dhe ta mbroje deri ne fund kete kauze, deri sa drejtesia te vihet ne vend!
Ju faleminderit!
Rinia Aktive
Godina e ish-konviktit "Naim Frasheri", pra Muzeu i Shkencave te Natyres se sotem, rezulton e shpronesuar me vendim te Keshillit te Ministrave me numer 1521 i dates 2 Shtator 1940. Vendimi i shpronesimit eshte firmosur nga mekembesi i mbretit Francesco Jacomoni dhe kryeministri Shefqet Verlaci, vetem nje dite me vone, me date 3 shtator 1940 dhe me pas eshte botuar edhe ne Fletoren Zyrtare nr.144, me date 14 Shtator 1940. Pas daljes se ketij vendimi mbi shpronesimin e godines, jane bere edhe ndryshimet e shtesat qe i kane dhene godines pamjen qe ka sot. Pra sikurse mund te verifikohet fare lehte ne arkivat e shtetit, qe perbejne nje prove te pakundershtueshme, objekti eshte shpronesuar dhe jo konfiskuar, cka nenkupton se shteti e ka blere ate nga ish-pronaret duke i shperblyer per kete, ne menyre qe objekti te perdorej per arsye publike, gje e cila vazhdon te ndodhe edhe sot