Dite tmerri - pengjet e Beslanit
Drama nisi pese vjet me pare, pikerisht ne diten e pare te shkolles me 1 shtator, kur te gjithe njihen me njeri-tjetrin. Me shume se 30 terroriste, kryesisht nga Ingushetia dhe Cecenia e vune shkollen numer 1 ne Beslan nen kontrollin e tyre. Femijet, prinderit e tyre dhe te afermit, si dhe mesuesit i mbyllen ne nje palester. Mbi 1100 vete qendruan atje tri dite - pa uje, pa ushqim. Ata qe bene rezistence i vrane ne vend. Me 3 shtator drama e pengjeve perfundoi me nje aksion shpetimi te forcave ruse te sigurise, gjate se cilit u vrane qindra vete.
Brutalitet i papershkrueshem
Viktori e humbi qe diten e pare te drames se pengjeve te birin, 37-vjecar, Elbrus. Pak me pare ai kishte sjelle ne shkolle vajzen e tij te vogel: "Ai nuk deshi t'u bindet urdhrave te tyre, ata e goditen me Kallashnikov. Kur mberriten ne palester, i kerkuan te vishte nje jelek, i cili qe mbushur me lende eksplozive. Im biri kundershtoi. Atehere ata e vrane, qe diten e pare dhe e hodhen kufomen e tij nga dritarja."
Terroristet vepruan me brutalitet te papershkrueshem - supozohet se nder te tjera ata donin te arrinin lirimin e shokeve te arrestuar te besimit dhe terheqjen e forcave te armatosura ruse nga Cecenia. Por edhe pese vjet pas tragjedise shume pyetje te rendesishme mbeten te pasqaruara. A u bene seriozisht negociata me terroristet? Pse u vrane mbi 330 prej 1100 pengjeve ne sulmin e nderteses nga forcat ruse te sigurise? Susanna Dudijeva nga Komiteti i nenave te Beslanit i akuzon pergjegjesit e atehershem se jane bashkefajtore ne masaker:
"Pse nuk bene negociata, per te shpetuar ne kete menyre jete njerezish? Pse e pa pushteti shteteror te nevojshme te perdore arme te renda si tanke, zjarrhedhes dhe granatahedhes?"
Versione kontradiktore - Cila ishte pjesa e shtetit ne tragjedi?
Sipas versionit zyrtar, terroristet paten ndezur diten e trete lende shperthyese ne palester. Vetem pas kesaj nisi sulmi kunder nderteses. Nje version, te cilin e kundershtojne shume nga te mbijetuarit. Kane qene forca ruse te sigurise qe paten hapur zjarr me municion flakevenes ne sallen e mbushur plot. Vertet qe nje komision hetimor i Dumas e kritikoi me vone menyren kaotike dhe te pakoordinuar te forcave ne vendin e ngjarjes. Por hetime te pafundme te komisioneve te panumerta nuk sollen qartesi, se cila ishte pjesa e shtetit ne tragjedi. Per te afermit e te vrareve si dhe te mbijetuarit gjendja e pasigurise eshte e padurueshme.
"Ne i jemi drejtuar Medvedjevit dhe i kemi shtruar pyetje. Pyetja e pare qe per gjendjen e hetimeve. Kjo eshte per ne e para, per te cilen preokupohemi. Se dyti per statusin e viktimave te atentatit terrorist. Dhe se treti per programe te caktuara per ndihmen dhe rehabilitimin e viktimave."
Ela Kasajeva, e organizates se viktimave "Zeri i Beslanit" pret deri sot pergjigje. Atehere familjet e viktimave nuk moren as 2000 euro per cdo te vrare dhe meqenese ndihma fillestare nga bota e jashtme eshte pakesuar gradualisht, shume ndihen te braktisur. Per trajtim psikologjik dhe mjekesor shpesh mungojne parate, degjon te ankohen. Dhimbjes shpirterore i shtohet ndjenja e pafuqise perballe nje shteti, i cili thjesht i ben bisht pergjegjesise se tij.