Mos guxo të tallesh me ushqimin tonë
Kur një punonjës i rrjetit të njohur të ushqimit të shpejtë, Burger King, postoi në internet foton e tij duke shkelur me këmbë mbi sallatën jeshile që do u servirej klientëve, të dashuruarit pas fast food-it e gjurmuan dhe brenda 15 minutash i zbardhën atij identitetin online.
Imazhi ishte postuar në internet me titullin Kjo është sallata që hani tek Burger King.
Por përdoruesit e tjerë të rrjetit 4chan arritën të zbulojnë se kush ishte personi që po abuzonte me ushqimin që mund të hanin nesër.
Shijoje pushimin nga puna, shkruante njëri, pasi identiteti i tij u zbulua.
Mos tall k… me ushqimin e të tjerëve, shkruante një tjetër.
Huffington Post raporton se personi në fjalë ishte i punësuar në një nga restorantet e Burger King në Ohajo, SHBA.
Ai do të pushohet nga puna së bashku me menaxherin e turnit, që ishte në punë në atë moment.
