E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse është e vështirë të vrasësh një mizë?

Të gjithë e kemi parë se të vrasësh një mizë fluturuese është shumë e vështirë. Dhe kjo për faktin se ato lëvizin shumë më shpejt se sa dora e njeriut. Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i mizave është i ndërtuar në mënyrë të atillë që mund të shmangi goditjen sado e fortë dhe e shpejtë qoftë ajo.

Nën rrezikun e një goditje, insektet marrin qëndrim dhe fluturojnë në krahun e kundërt, në një rrugë të sigurt për to.

“Lëvizja e tyre bëhet shumë shpejt, me rreth 200 milje në sekondë. Në të njëjtën kohë truri i mizës llogarit në mënyrë të menjëhershme nga vjen rreziku dhe përgatit flatrat dhe këmbët për fluturim” – tha Michael Dickinson nga Instituti i Kalifornisë dhe Teknologjisë.

“Kjo ilustron faktin se sa shpejt bën llogaritje truri i mizave” – tha Dickinson.

Dickinson dhe kolegët e tij kanë studiuar procesin te disa lloj mizash duke përdorur imazhe dixhitale gjatë goditjes së mizave.

Me këtë studim është hedhur dritë mbi sistemin nervor të mizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›