E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse hesht Bamir Topi

Teksa tete anetaret e Kolegjit Zgjedhor po presin pergjigjen e Presidentit te Republikes pas letres qe u detyruan t'i shkruajne atij si pasoje e sulmeve dhe denigrimeve qe po i ben Partia Socialiste, ka shume kolege te tjere te tyre qe mendojne se Presidenti Bamir Topi duhet te kishte reaguar me kohe ne mbrojtje te drejtesise shqiptare. Dhe jo thjesht per faktin se ai eshte ulur ne fronin me te larte te drejtesise shqiptare, por dhe per nje arsye tjeter morale: sepse perpara cdo vendimi te cdo kolegji, madje nje dite perpara, Presidenti Topi ne menyre paradoksale ka gjetur menyren per t'i bere thirrje anetareve te Kolegjit Zgjedhor, ne menyre publike, qe te zbatojne drejtesine. Presidenti Topi, e ka bere kete rregullisht, duke shfrytezuar takimet me nderkombetaret, qe nga Ambasadori i OSBE-se, Eugen Volfarth, e deri tek ambasadoret e tjere, per te thene vetem nje fjali te kote per drejtesine qe e dine te gjithe: zbatoni ligjin dhe asnjehere per te thene ashtu sic kane deklaruar te pakten nderkombetaret, qe vendimet e kolegjit jane te padiskutueshme. Ne fakt, jane vetem dy lidere politike qe kane folur nje dite perpara tre vendimeve te kolegjeve: ai dhe lideri i opozites Edi Rama. Thirrjet publike te meparshme te Presidentit, mund te ishin te vetekuptueshme sot ne qofte se ai fill pas vendimit te Kolegjit do te kishte dale publikisht e te thoshte se drejtesia e dha verdiktin e vet, tani nuk na mbetet gje tjeter vetem te heshtim. Ose te pakten te kishte dale menjehere ne mbrojtje te anetareve te Kolegjit Zgjedhor qe po mbajne te vetem balten e hedhur nga nje parti politike. Ose, te kishte uruar kryetarin e ri te Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Po kur Presidenti nuk ben asnjeren nga te treja, nuk na mbetet gje tjeter vecse te mendojme se thirrjet e Presidentit per zbatim te ligjit nje dite perpara vendimeve te cdo kolegji, kane shijen dhe ngjyren e votes se hedhur gabimisht me 8 maj. TV KLAN

LETRA

Gjyqtaret kerkojne nderhyrjen e Presidentit Topi ndaj akuzave te PS

Te tete gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor, kerkuan dite me pare, mbeshtetjen e Presidentit Bamir Topi, si dhe te institucioneve nderkombetare ne vend, per akuzat e njepasnjeshme qe Partia Socialiste po u adreson. Ne nje leter, te firmosur nga te gjithe gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor, ata kerkojne reagim publik ne kuader te akuzave qe u behen. Gjyqtaret theksojne ne leter se gjate gjithe veprimtarise se tyre ne keto zgjedhje, ata kane punuar nen presion. Ne kete kuader, gjyqtaret kerkuan nga kreu i shtetit, nje reagim ne mbeshtetje te punes se kryer perballe akuzave te ardhura ditet e fundit. Letra e tete gjyqtareve vjen pak dite pas akuzave te forta te Partise Socialiste per pazare mes PD-se dhe vete gjyqtareve per vendimin e dhene me 8 korrik, qe e nxori Lulzim Bashen fitues ne Bashkine e Tiranes. Akuzat e shumta te opozites, theksojne madje se gjyqtaret kane marre nga 500 mije euro per vendimet ne favor te Bashes. Akoma me tej ato thellohen nga akuzat e drejtuara nga deputetet socialiste, se disponojne fakte te pakundershtueshme qe tregojne se ne cfare zyre avokatie jane bere pazaret me gjyqtaret. Akuzat e opozites, vijne pas rrezimit te disa kerkesave te tyre per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane, ku ne fakt vendimet jane marre ne unanimitet 5 me zero. PS kerkoi fillimisht qe te anulohet vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per hapjen e kutive dhe numerimit te votave te hedhura gabim, e rrezuar nga kolegji. Ndersa me pas, selia roze kerkoi qe te shpallet pavlefshmeria e zgjedhjeve ne Bashkine e Tiranes, e cila pati te njejtin fat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›