PD: Rama humbes ne kater gara zgjedhore
Partia Demokratike i sugjeroi dje kreut socialist Edi Rama, qe te ndale akuzat dhe shpifjet ndaj kryeministrit te vendit dhe familjes se tij dhe te pranoje rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Zedhenesja e selise blu, Albana Mustafaraj, tha dje ne emer te kesaj force politike, se Rama eshte ndeshkuar nga populli shqiptar ne kater gara zgjedhore. "Partia Demokratike mendon se eshte teresisht e panevojshme ndonje gje tjeter, vecse qe Edi Rama, te pershendese me mirenjohje te thelle te gjithe qytetaret e Tiranes qe ne 4 garat dhe 8 maj, firmosen me 10909 vota me shume fitoren e "Aleances per Qytetarin" dhe lane ne deshperimin e madh te shkuaren e vetmise se thelle moralin e perbaltjes, shpifjes e mashtrimit", u shpreh Mustafaraj. Sipas saj, gjate gjithe ketyre diteve ne menyre te padrejte, Rama akuzoi disa here per korrupsion gjykatesit e Kolegjit Zgjedhor, per vendimin e tyre me te cilin hodhen poshte kerkesen dhe perpjekjen mjerane te tij per t'i rrembyer fitoren kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe sipas saj, kreu socialist vijon serish si per te ngushelluar veten per disfaten e merituar personale qe i rezervuan me 8 maj qytetaret e Tiranes, duke ndermarre sulmin e radhes e te paskrupullt ndaj familjareve te Kryeministrit dhe konkretisht ndaj vajzes se tij, e cila sipas Rames paska shperndare nga zyrat e saj milionat e ryshfetit te gjyqtareve. "Partia Demokratike deklaron se kjo eshte seria e re e sulmeve, shpifjeve me te cilat ushqen veten dhe perpiqet te shuaje pikellimin e thelle shpirteror per humbjen e 4 garave me 10909 vota me 8 maj ne Tirane. Partia Demokratike i rikujton zotit Rama, se ndeshkimi me 4 gara dhe 10909 vota ishte para se gjithash pergjigja e qytetareve ndaj moralit te shpifjeve, trillimeve e sulmeve personale ndaj kundershtarit politik dhe familjareve te tij", reagoi dje selia blu.