Pse ligji zgjedhor gjerman eshte kaq stabil

Deutsche Welle Si zhvillohet ne Gjermani nje fushate elektorale
Richard A. Fuchs Gjermania ndodhet vazhdimisht ne fushate zgjedhore. Ne vitin 2009 ne Gjermani u zhvilluan 17 zgjedhje te ndryshme kete vit zhvillohen 9 zgjedhje rajonale dhe landesh. Pra ne kemi vazhdimisht zgjedhje dhe vendi eshte i pergatitur per nje gje te tille. Fushatat zgjedhore zhvillohen nga partite politike financimi behet nga shteti. Partite politike ne Gjermani jane te spektrit te ndryshem nga te majta ekstreme deri ne te djathta konservatoret te majtet socialdemokratet liberalet dhe te gjelberit. Keto parti organizojne anetaret e partise shkruajne programet zgjedhore gjejne ndihmesit per zgjedhjet. Te gjitha keto i bejne selite qendrore te partive ato jane shume te forta dhe aty behet gjithe organizimi. Dhe mjeti me i rendesishem i fushates zgjedhore ne Gjermani po ashtu si ne SHBA jane mediat. Mediat publike dhe ato private te cilat shfrytezohen per spote zgjedhore per takime kandidatesh por ne fushate zhvillohen edhe mbledhje informative me qytetaret ne formen klasike. Me e rendesishmja mbetet televizioni sepse gjermanet kalojne mesatarisht 2 ore ne dite para televizorit.
Deutsche Welle Cilat modele perdoren
Richard A. Fuchs Kush zgjidhet dhe si zgjidhet organizohet sipas nje ligji qe quhet ligji perfaqesimit proporcional te personalizuar Personalisierte Verhaumlltnisswahlrecht. Kjo do te thote nje perzierje e mundesive te zgjedhjes. Ne bote ekzistojne dy sisteme te medha sipas principit te shumices si ne SHBA dhe principit proporcional si ne Belgjike. Gjermania ka nje perzierje te te dy sistemeve. Parlamenti Bundestag zgjidhet sipas principit te dominances ku secila parti perfaqesohet ne parlament sipas numrit te votave qe ka marre. Por ka edhe elemente te tjera te vogla si pershembull fiton gjithje ai qe ka marre numrin me te madh te votave ne zonen e vet elektorale. Ne Gjermani ka dy vota me voten e pare fiton kandidati direkt keshtu ndahen 300 vende te parlamentit nga 600 gjithsej. Vota e dyte jepet sipas modelit proporcional. Partia ka perpiluar me pare listat e kandidateve dhe sipas numrit te votave qe marrin fillojne dhe zgjedhin kandidatet e listes. Sipas kesaj metode zgjidhen 300 deputet e tjere.
Deutsche Welle Si financohet fushata elektorale
Richard A. Fuchs Fushata elektorale organizohet nga partite dhe financohet nga shteti sipas rregullave te caktuara. Shteti i ndan para seciles parti ne baze te votave qe ka marre ne zgjedhjet e fundit. Ekziston nje proces i komplikuar ligjor por e thene thjeshte sa vota ka marre nje parti ne zgjedhjet parlamentare te landit apo ato komunale po aq para merr. Per shembull sipas ligjit per cdo vote qe ka marre nje parti merr 85 cent. Duket sikur nuk eshte shume por kur merren disa milione vota shuma nuk eshte e vogel. Me keto para partite financojne spotet organizojne ndihmesit e zgjedhjeve punonjesit e emeruar te partise. Partite ne gjermani kane shume punonjes me vende pune. Pra te gjitha keto financohen nga shteti vetem atehere nese partia marre pjese ne zgjedhjet e fundit dhe ka marre nje numer te caktuar votash. Po ashtu shihet sa donacione ka marre partia dhe sa anetare partie paguajne kuotat e antaresise. Te gjitha keto kontrollohen nga presidenti i parlamentit bundestagut ai eshte kryekontrollori qe kujdeset qe fushata elektorale te zhvillohet ne rregull. Sa para i jep presidenti partive eshte e qarte. Por sa para harrxhojne partite ne fakt ne fushaten elektorale mbetet ne njefare menyre jo aq transpartente sepse nuk ka shifra te sakta sa para kane dhene partite ne fushate. Kurse ne SHBA publikohet shifra e sakte sa donacione ka marre per shembull Barack Obama ne zgjedhjet e fundit. Amerikanet jane ne kete pike me transparente se gjermanet.
Deutsche Welle Si arrihet transparenca
Richard A. Fuchs Per nje vend kaq te madh sa Gjermania nuk eshte e lehte te arrihet transparence. Ne Gjemani eshte rregulluar ne menyre te tille qe brenda institucionit parlamentit qeverise vendoset nje arbiter i cili kontrollon nese fushata e zgjedhjeve zhvillohet ne rregull. Ai kujdeset qe procesi i zgjedhjeve te zhvillohet si duhet ose qe te gjitha partite qe duan te marrin pjese ne parlament pavaresisht nese eshte parlament i federates landeve apo ne nivel lokal te kene kushte te ndershme. Ky post quhet bundeswahl-leiter shefi federal i zgjedhjeve. Ai kryeson nje organizem te caktuar ne te cilin marrin pjese perfaqesues nga te gjitha partite dhe keta kontrollojne si te thuash njeri tjetrin reciprokisht. Shefi federal i zgjedhjeve kujdeset qe procesi tu ofroje kushte te ndershme te gjitha paleve qe te marrin lejen per te marre pjese ne zgjedhje kur ka konflikte ai ndermjeteson ai kujdeset qe rezultati perfundimtar te jete i vertete kujdeset qe ne rastin e konflikteve te ngarkoje presidentin e parlamentit me zgjidhjen e tyre. Ne fakt ekziston nje sistem i ekuilibruar per zgjidhjen e konflikteve ne raste zgjedhjesh dhe kjo ka qene edhe nje nga arsyet pse ligji zgjedhor gjerman eshte kaq stabil.
IntervistoiAida Cama