Pse mbahet Berisha në arrest? Neza: Kërkojnë ta largojnë nga jeta politike

Analisti Sami Neza ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se fakti që Berisha vijon të mbahet në arrest shtëpie lidhet me faktin se kërkojnë ta largojnë nga jeta aktive politike.
Neza theksoi gjithashtu se gjykatat kanë zbatuar orientime politike ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Sipas tij, qëllimet politike përputhen me ato të vendimmarrjes së gjykatave, ndërsa shtoi se është e palogjikshme që kryetari i opozitës në një vend me demokraci të mbahet nën arrest shtëpiak.
“Këmbëngulja e gjyqësorit është për të mbajtur z. Berisha larg diskurit dhe jetës politike. Nuk e di sa mund të jetë orientim politik i gjykatës por gjykata po zbaton një orientim politik.
Por i shoh të përputhura qëllimet politike me vendimet e gjykatave. Nuk shoh kurrëfarë diference në raport me z. Berisha.
Është krejt e palogjikshme se si në një vend me demokraci, në një vend pluralist se si një kryetar opozite të mbahet në arrest shtëpiak për arsye të thyerjes së një rregulli ndërkohë që po ankimohej në gjithë sistemin gjyqësor”, u shpreh Neza.
/rtsh.al/