Curi: Berisha do të luftojë për të mbrojtur mandatin

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, analisti Arjan Curi deklaroi se Berisha do të luftojë deri në fund për të mbrojtur mandatin e tij si deputet. Sipas tij, mundet që Berisha të marrë edhe leje, në mënyrë që ta shpëtojë mandatin.
“Revokimi i masës së sigurisë bëhet pafundësisht. Berisha është në lojë ende për mandatin. Nuk ka numër të kufizuar kërkesash. Edhe avokati tha se do të vijojë beteja. Mund të kemi përkeqësim të shëndetit të Berishës, edhe për shkak të moshës e ngujimit në shtëpi, dhe drejtësia ta lerë me detyrim paraqitje. Drejtësia nuk do që t’ia mundësojë shpëtimin e mandatit. Mund ta ketë të vështirë gjithësesi”, tha Curi.
/rtsh.al/