Pse nuk e nis Berisha punën e ndotjes nga banorët e Sheqishtit?
Share
Pak sekonda pasi kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se 40 përqind e vdekjeve vijnë nga ndotja, një fshat në Fier ka protestuar për shkak se ndotja nga nafta po u dëmton rëndë shëndetin. Ata thonë se nga tubacionet derdhet shumë naftë. Po përse kryeministri nuk e nis punën duke folur për këto raste? Pse nuk flet ai njeri për disa biznesmenë barbarë, që rrinë pranë tij, dhe që e kanë mbytur Shqipërinë me naftë të papërpunuar, që po shkatërron makinat e shqiptarëve, por dhe jetët e tyre. Apo kujton se tani që është kryebashkiak i ri i Tiranës mund ta zgjidhë këtë problem duke luajtur tek a çift me targat.