Pse nuk flet shqip Dafina?

Këngëtarja Dafina Zeqiri, që nga kthimi prej SHBA-ve ka qenë shumë aktive në skenën muzikore, ndërsa vitin 2013 e ka filluar me risi.
Ajo tashmë ka hapur kanalin e saj zyrtar në You Tube dhe faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, për të qenë më afër publikut të saj.
Dafina ka realizuar një video mesazh, ku i fton fansat që të bashkohen në këto faqe zyrtare. Por, ndonëse pjesa dërrmuese e këngëve të saj janë në shqip dhe publiku i saj përbëhet kryesisht nga shqiptarët, këngëtarja u drejtohet atyre me mesazh në gjuhën angleze.
Zeqiri është në përgatitje të albumit të ri, ndërsa kënga e parë e shkëputur nga ky album është prezantuar në mbrëmjen festive të 31 dhjetorit. /Indeksonline/