E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse nuk ka muze kombetar

Pavijoni i komunizmit Skemi muzeologe objekte para. Keshilltari i kryeministrit ben publike poshte e perpjetat e fondit spanjoll 1 milione dollare.


Nje takim me specialiste gjermane per trajtimin ne muze te periudhes se diktatures nxjerr ne shesh sorollatjet e politikes me institucionin e kujteses dhe nenshtrimin total te drejtuesve


Ne muzete e Gjirokastres nuk gjen gjurme te Enver Hoxhes ne Muzeun Historik Kombetar nuk gjen gjurme te diktatures. Si qendron Puna


Drejtorit te MHK Luan Malltezi iu be kjo pyetje pasi te pranishmit te ftuar nga Gjermania specialiste qe jane marre me reformimin e institucioneve te kujteses historike pas renies se Murit te Berlinit u informuan se nuk ekziston me as pavijoni i gjenocidit komunist as ekspozita e antikomunistit qe u hap ne shkurt 2009 me nje shou politik per gatishmerine e denimit te krimeve te komunizmit.


Trajtimi i periudhes komuniste nga muzete u diskutua mbreme ne serine e aktiviteteve te Tetorit gjerman qe kete vit quhet 20 vjet rrugetim.


Per takimin Historia mes nderit dhe ndershmerise. A duhet te jete pjese e muzeumeve periudha komuniste e Shqiperise u be shkas Organizata per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres e cila pergatitet te hape ne vendlindjen e Enver Hoxhes ne muze per komunizmin.


Drejtuesi i Organizates Stephan Dmpke moderator i diskutimit prezantoi te ftuarit nga Gjermania Dr. Hans-Jrg Czech ish-shef Historian i ketij Muzeut Historik Gjerman ne Berlin dhe Peter Jahn ish-drejtor i Muzeut Gjermano-Rus dhe Memorialit te Luftes po ne Berlin.


Ne Gjermani ka pasur nje debat per trajtimin e kesaj periudhe ne muze. Pavaresisht se puna mbetet e hapur thuhet se eshte arritur ajo qe pritet nga institucionet e kujteses nje lloj paqe sociale.


Czech dhe Jahn dy persona te perfshire ne konceptimin e dy muzeve te rendesishem per historine e Gjermanise ne shekullin e njezete thane se jane dashur njezet vjet per te bere pyetje kritike mbi historine. Rastin e Muzeut Historik Gjerman ne Berlin qe trajton historine nga shek. I p.e.s deri ne shek. XX e komentoi Dr.


Hans-Jrg Czech. Ky muze ka pare me kujdes dhe per kete u deshen vite rikonceptimin e periudhes 1918-1990. Projekti i ri hapi dyert me 2006 per 800 mije vete ne vit.


Kjo periudhe pra paslufta e Pare Boterore nazizmi holokausti paslufta e Dyte Boterore lufta e fohte dhe dy shtetet gjermane eshte menduar gjate. Zoti Czech tha se vazhdimisht behen ekspozita per ta sjell publikun brenda kesaj historie.


Nje nga keto ka qene ekspozita e artit dhe propagandes e hapur me 2007 ku nepermjet artit te kater vendeve SHBA Itali Gjermani dhe ish Bashkimi Sovjetik ne periudhen 1930-1945 nepermjet perpunimit dekodimit dhe veshtrimit te materialit ne kontekst nderkombetar jepen pikepamjet e botes me interesa politike.


Per te ilustruar mitologjine e asaj kohe qe zberthen nje ekspozite e ketij lloji brenda Muzeut Historik Gjerman u projektuan ne ekran nje pllakat gjerman ekani me kryqin e thyer me sloganin Arbeit macht frei nje pllakat me pishtarin e ndezur me sloganin Work to keep free simbole qe jane lindur paralelisht ne vendet qe hyne ne nje lufte te tmerrshme mes tyre. Keto simbole tha Czech duheshin dekoduar ashtu si dhe situatat qe paraqesin filmimet per Berlinin Romen e re sipas konceptit te Musolinit dhe per Mosken ne periudhen 1930-45.


Peter Jahn solli nje pervoje te vecante per ngritjen e Muzeut Gjermano-Rus ne Berlin. Tregoi se ky muze u ngrit ne ndertesen ku me 8-9 maj 1945 u nenshkrua kapitullimi i Gjermanise naziste prandaj ndertesa ka kuptim te vecante per historine mbareevropiane.


Ne vitin 1960 kish qene muze i kapitullimit te Gjermanise nje muze tipik ku zinte vend lufta e madhe per atdheun sovjetik. Kishte nje funksion politik. Prezantonte dicka qe njihej paraprakisht nga te gjithe.


Me 1990 u arrit ne perfundimin se ky muze sduhej hequr. Keshtu u krijua me 1995 ne bashkepunim me Gjermanine dhe Rusine muzeu gjermano-rus ku Pavijon i perhershem eshte nga lufta e dyte deri me 1990. Seshte e lehte te tregosh luften nga te dyja palet.


Por qellimi yne qe eshte qe te ndertojme muze qe rikonstruktoje historine jo qe mbajne qendrim bardhezi. Secila pale prezanton veten. Vizitori duhet te kuptoje qe njera pale eshte thelle tek tjetra nderkohe qe eshte bere e qarte paraqitja e krimit.


Zoti Jahn tha se figura e Stalinit gjithashtu ska qene e lehte per tu trajtuar. Civilet e vrare ne luften e tmerrshme mes dy popujve zene shume vend sepse kur u konceptua u mbajten parasysh disa parime te mos ishte muze ushtarak te mos kishte heronj - heroi eshte koncept i nderlikuar - dhe sduhet te behej agjitacion mbi njerezit.
Konstatimit te Ardian Klosit qe perfaqesohej si drejtor i Shoqates kulturore gjermano-shqiptare Robert Schwartz e ktheu biseden ne rasti shqiptar.


Pasi beri nje shtjellim te paradokseve dhe gabimeve qe gjen pothuajse ne gjithe pavijonet e Muzeut Historik Kombetar dhe politizimet e skajshme tha se kjo gjendje vetem paralize mund te quhet. Ndersa informacioni zero per diktaturen ne MHK eshte i pajustifikueshem.


Drejtori Malltezi u pergjigj se gjithe vendet e Evropes Lindore Shqiperia nder to kane bere progres keto njezet vitet e fundit. Sigurisht qe nuk mund te krahasohemi me modelet e muzeve gjermane qe u trajtuan ketu por e kemi kete gjendje ngaqe Shqiperia eshte politike dhe ngaqe diktatura ka qene shume e ashper.


Llogarit grupimet qe jane krijuar nga goditjet e forta te diktatures e bene Shqiperine politike. Drejtori historian mendon se kjo Shqiperi politike dhe ajo shoqeri ka hyre ne Muzeun Historik Kombetar te kjo godine e mrekullueshme veper e elites.


Nga toni dukej se se brendshmi ai pyeste po cprisni ju xhanem se na habitet. Por fjalia qe artikuloi ishte Prezantimi i periudhes se diktatures seshte detyre e Muzeut Historik Kombetar por e shoqerise shqiptare sepse e kemi paguar shtrenjte kete proces qe gezojme sot.


Nga ana tjeter Malltezi ne kete detyre prej nje viti kohe gjate se ciles qeveria pat premtuar se do te ngrinte pavijonin e perhershem per periudhen komuniste jep nje shpjegim paradoksal por ne koherence me te veten me ato qe thote me lart.


Sipas tij njerezit nuk duan ta shohin me sy Enver Hoxhen kur ju kerkoni ne muze objekte te Enver Hoxhes thoshte zeri i tij i brendshem. Mua nuk me emancipon nje xhakete e Enver Hoxhes. Me kete nuk dua te them se Muzeu po mban nje qendrim. Dua te them se njerezit kane vuajtur aq shume sa nuk ti shohin me sy keto gjera. Seshte detyra jone te ruajme objekte te Enver Hoxhes.


Si perfundim ai i informoi te pranishmit se ajo qe eshte premtuar nje vit perpara nuk ekziston ka projekt ska komision per trajtimin e kesaj periudhe.
Perse zgjat kaq shume zoti Malltezi perse kaq ngadale Muzeu Kombetar Shqiptar perse Pyeste Stephan Dmpke.


Nese po kerkohet nje recete suksesi te ftuarit gjermane kane nje muzete jane institucione te informacionit dhe shkences per ti pare gjerat esell.

Fondi Spanjoll raporti i keshilltarit Ceka


Ate qe sdi drejtori e di keshilltari i kryeministrit per trashegimine kulturore Neritan Ceka. Ai foli i fundit mbreme. Tha se qeveria paska dale tashme ne nje perfundim se si do te jete Muzeu Historik Kombetar. Te pranishmit vune re aty per aty arbitraritetin e politikes dhe nenshtrimin e nje drejtuesi te institucionit te kujteses kombetare qe ka ardhur ne post prej te njejtes politike.


Se kjo gjendje eshte ngaqe skemi muzeologe tha keshilltari. Megjithate qeveria ka menduar qe ne katin e 3-te te Muzeut ne 3000m2 do te trajtohet periudha e diktatures. Por problemi i dyte i rendesishem eshte qe skemi objekte. Jane pak ato qe kemi. Nuk ndertojme dot nje apartament nuk tregojme dot si jetonte nje punetor a nje fshatar ne Shqiperine e asaj kohe.


Njerezit po i sheshin ato objekte radio TV. Kemi gjithe pajisjet e shtepise se diktatorit. Kur te mbledhim maksimumin e objekteve do te veprojme. Por edhe kur te jene gati parate.


Ketu keshilltari tregoi shkurt fatin e fondit spanjoll 1 milione dollare per rikonstruksionin e Muzeut Historik Kombetar. Ceka tha se po te pyetej vizitori cfare do donte nga ky investim ngrohje ne dimer dhe ajrim ne vere ka per te thene.


Keshilltari vuri ne dijeni te huajt se cfare ndodh ne nje vend si Shqiperia kur nje qeveri e huaj ofron nje fond ka menyra te cuditshme edhe per ti marre mbrapsht keto para. Ngrihen komisione nderkombetare ngrihet nje zyre blihet nje makine paguhet nje sekretare mundesisht dy.


Keshtu 180 mije dollare te fondit spanjoll iken nga hetimi i ketij komisioni nese ka apo jo asbest muzeu. 120 mije dollare te tjere per te studiuar cfare rreziqesh ka muzeu dhe pasi doli se Muzeu rrezikohet nga termetet hodhen idene qe duhen 8 milione euro per te shmangur rrezikun. Kjo eshte historia se si jane perdorur parate.


Nderkohe tha ai kemi vene ne mbrojtje burgun e Spacit per ta kthyer ne muze te diktatures. Po bejme reforme ne fushen e muzeumeve. Jemi ne kohen e duhur kohe e mire per ti ndryshuar gjerat.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›