Tentoi te perdhunoje te bijat babai arrestohet per incest
Policia i vuri prangat punonjesit te nje punishteje i akuzuar per marredhenie seksuale ndaj personave ne kujdestari
TIRAN- Prokuroria urdheron arrestimin e nje burri 52- vjecar me akuzen e kryerjes se veprimeve te turpshme me dy vajzat e tij ne Kamez pas kallezimit te dy vajzave te tij adoleshente per abuzim seksual ndaj tyre. Lajmi konfirmohet nga burime te policise dhe prokurorise se kryeqytetit e cila po kryen hetimet per zbardhjen e ceshtjes.
Sipas ketyre burimeve salla operative ka njoftuar mbremjen e se henes patrullen e policise te efektiveve ne Komisariatin nr.5 se dy vajza me banim ne Kamez nepermjet telefonit kerkonin ndihme pasi babai i tyre abuzonte me ato. Menjehere blute mberriten ne banesen e V.R. ne Kamez ku blute jane perballur me dy vajzat te cilat nga frika e abuzimit seksual nga babai 52- vjecar kishin dale nga shtepia.
Policia nderhyri duke arrestuar 52- vjecarin V.R. i cili prej vitesh punon ne nje punishte. Pas shoqerimit ne ambientet e Komisariatit nr.5 efektivet e ketij me nje psikologe siguruan deshmite e vajzave qe kane pohuar se veprimet ndodhnin ne kohen kur nena e tyre nuk ishte ne shtepi.
Prokurori i ceshtjes Ervin Beqiri gjate dites se djeshme perseriti marrjen e deshmise se vajzave dhe pyeti te akuzuarin i cili nuk pranoi veprimet abuzive me te bijat. Sipas kallezimit te vajzave babai i tyre prej kohesh i detyronte qe ato te zhvisheshin para tij dhe me pas i prekte ne vende te ndryshme te trupit te tyre e ne disa raste ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me to. Ne cdo rast ato i ishin shmangur tentatives ndersa ishin kercenuar te mos i tregonin nenes pasi i ati i kercenonte se do ti vriste.
Vajzat kane deshmuar se ne disa rast flinin me radhe duke bere roje nga frika se babai i tyre do ti lidhte dhe ti perdhunonte- thane burime te policise. Madje naten e arrestimit babai i vajzave kishte shkuar ne shtratin e tyre duke i prekur ne pjese te ndryshme te trupit cka i detyroi vajzat te njoftojne policine.
Sipas burimeve te prokurorise ndaj 52-vjecarit V.R. tashme eshte ngritur akuza e Marredhenieve seksuale ose homoseksuale me persona ne gjini ose nen kujdestari e mbetur ne tentative. Ne se deklarohet fajtor i akuzuari rrezikon deri ne shtate vite burg. Sot pritet shqyrtimi i kerkeses se prokurorise ne gjykate per vleresimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ku pritet te kerkohet izolimi i te arrestuarit me masen arrest me burg deri ne fund te hetimeve.