Pse nuk u shfaq Bleona në X Factor?

Këngëtarja Bleona Qereti, kishte paralajmëruar se do të performonte në spektaklin X Factor, gjë që ishte konfirmuar edhe nga organizatorët.
Bleona, e cila kishte ardhur në Shqipëri për koncertin e PD-së, kishte realizuar provat për spektaklin dhe madje thuhet ta kishte incizuar perfomancën e saj, pasi nuk mund të qëndronte gjatë ne Shqipëri. Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e realizuara në prapaskenë.
Por në spektaklin e së dielës nuk u shfaq performanca e saj, e as nuk u dha ndonjë sqarim.
Sipas mediave shqiptare shkak I kësaj është një ngatërresë me Vera Grabockën, producenten dhe regjisoren e këtij spektakli. /Indeksonline/