Pse u largua nga Shqipëria?

Sudanezja Hueyda El Saied, në Shqipëri ka pasur mjaft momente të bukura në botën e artit dhe të televizionit e thuajse ka provuar mjaftueshëm fusha, si prezantuese, modele, balerinë, folëse lajmesh.
Këto kohë ajo është më shumë e fokusuar në Francë, kur dhe po merret me botimin e romanit të saj, por duke mos lënë pas dore edhe punën si modele.
"Largimi im nga Shqipëria ka qenë i lidhur me masterin që bëra në Itali për të drejtat e njeriut dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Prej 6 muajsh jam kthyer në Paris, ku po merrem me publikimin e romanit, me revistën online “Edispot”, ndërkohë që vazhdoj punën si modele, ashtu si dhe bashkëpunimin në bizneset familjare, i cili më bën të udhëtoj shpesh jashtë Francës", ka thene ajo per mediat shqiptare.
Hueyda ka bere te ditur se në fund të këtij muaji një reklamë e saj do të jetë në revistën franceze “Sante”. /Indeksonline/