Pseudozgjedhjet presidenciale ruse
Zgjedhjet presidenciale ruse te 2 marsit nuk do te kene asnje lloj pikepyetjeje. Rezultati i tyre u be i qarte qe nga momenti kur Vladimir Putini njoftoi pasuesin e tij: Dmitri Medvedevin. Ndoshta dekori i tyre mund te shihet ende me lenien e nje kandidati te opozites. Por, Kremlini nuk ka kohe per delikatese. Ai ka refuzuar regjistrimin e Mihail Kasianovit, dikur kryeminister i Putinit, si edhe pjesen me te madhe te vezhguesve nderkombetare. Kandidatet e vetem serioze te Medvedevit do te jene nacionalisti ekstremist, Vladimir Zhirinovski dhe Genadi Zjuganov, lideri i perjetshem i Partise Komuniste, shtuar ketu nje person per te cilin askush me pare nuk ka degjuar te flitet per te.
Justifikimi i Komisionit Qendror Zgjedhor per mosregjistrimin e Kasianovit eshte se 13 per qind e dy milione firmave qe mbeshtesin kandidaturen e tij ishin te pavlefshme.
Mbledhja e kaq shume firmave ne pak jave, ashtu sic e parashikojne rregullat per nje kandidat te pavarur, eshte pothuajse e pamundur. Por, shakaja qendron ne faktin se komisioni regjistroi Andrei Bogdanovin, Partia Demokratike e panjohur e te cilit mori vetem 90 000 vota ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit.
Parametrat e Kasianovit kercenojne dukshem Medvedevin, i cili refuzoi te merrte pjese ne nje debat televiziv, sidoqofte ai ndodhet ne krye te edicioneve te lajmeve me premtimet e bujshme per dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e pagave. Por, regjistrimi i Kasianovit do t'i mundesonte atij akses te lire ne televizion dhe, c'eshte me e keqja, do ta legjitimonte si nje kundershtar te vertete. I cliruar paraprakisht nga sfidanti i tij, Medvedevi mund te beje te tijat disa nga mendimet liberale te Kasianovit. Nje fjalim i javes se kaluar, perpara se perfaqesuesit e Kremlinit ta miratonin si te mire, ishte nje lloj muzike per veshet e liberaleve te moderuar. Me nje pamje te cilter, Medvedevi foli per rendesine e pluralizmit, lirise dhe drejtesise. E drejta e prones dhe liria e medias jane thelbesore per ndertimin e demokracise. Dhe ruset duhet t'i binden pushtetit te ligjit. Aktualisht, pranoi ai, ''Rusia eshte vendi i nihilizmit legal''.
Ne te njejten dite, nje padi per nje nihilizem te tille u be nga Vasili Aleksanian, ish-zyrtar ekzekutiv i kompanise ''Yukos'', i cili apeloi ne Gjykaten e Larte per te shpetuar jeten e tij. Tridhjete e gjashte vjecari Aleksanian mbahet i ndaluar qe nga prilli i vitit 2006 me akuzat per evazion fiskal dhe pervetesim. Krimi i tij i vertete, mesa duket, ishte mbrojtja e Mihail Kodorkovskit, nje manjat i burgosur.
Pak muaj pas arrestimit te tij, Aleksaniani u diagnostikua me SIDA, por, per 14 muajt qe kane pasuar, atij i eshte mohuar kurimi. Aleksaniani mund te kete edhe tuberkuloz dhe shikimi i tij eshte bere kaq i dobet sa ai nuk mund te lexoje akuzat kunder tij. Ai i tha Gjykates se Larte se e kishte mashtruar nje hetues, i cili i kishte premtuar trajtim mjekesor nese do te deshmonte kunder Kodorkovskit, per te mbeshtetur akuzat e reja kunder manjatit. Kur ai refuzoi, u vendos ne nje qeli ''te mbushur me myk, kerpudha dhe stafilokoke, qe ta hane lekuren te gjalle''. Deklaratat e tij ishin nje jehone ogurzeze e viteve te Stalinit. Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut ka urdheruar Rusine te transferoje Aleksanianin ne nje spital te specializuar, por qeveria nuk e ka permbushur ende nje detyrim te tille. Nese Aleksaniani vdes nen arrest, gjykata mund ta ndeshkoje Rusine per shkelje te se drejtes se tij per te jetuar.
Kete jave Kodorkovski filloi nje greve urie ne shenje proteste. Edhe keshtu, fjalimi i Medvedevit nuk duhet te konsiderohet si retorike e zbrazet. Lideret ruse kane zakonin te mbajne disa nga premtimet e tyre. Putini mbajti premtimin per te luftuar oligarket dhe per te vendosur rolin e shtetit. Ne te vertete, nese Medvedevi do te ishte nje kandidat me mendime te pavarura, atehere fjalimi i tij mund te na jepte pak shpresa per optimizem. Problemi eshte se pas tij qendron Putini, ndoshta kryeministri i tij i ardhshem dhe (ndoshta) polici i keq i policit te mire Medvedev.
Me 2 mars, Medvedevi do te behet presidenti i Rusise, por ndoshta nuk do t'i marre funksionet. Ne te vertete, nje paradoks eshte qe pavaresisht rezultateve te paracaktuara, zgjedhjet nuk do te kryejne detyren e tyre kryesore: transferimin e pushtetit nga nje person te tjetri. Pra, edhe si ne shume gjera te tjera, veshtire se mund te themi se kemi te bejme me zgjedhje.