Qeveria italiane, e paqendrueshme ne rruge e siper
Italia eshte e njohur per ndryshimin e vazhdueshem te qeverive. Nga viti 1981 deri ne 2007, Italia ka patur 16 ministra, perfshi edhe disa perseritje, ndersa Britania kater. Megjithate vitet e fundit Italia ajo kishte fituar njefare stabiliteti. Prej presionit te votuesve, partite fraksioniste u grupuan ne blloqe te percaktuara majtat dhe djathtas. Qeveria e qendres se djathte e Berluskonit mbushi nje mandat te plote 5-vjecar; kur ai humbi ne votimet e prillit 2006 dhe fitoi qendra e majte, u shpresua se edhe Romano Prodi do ta mbushte mandatin e plote. Nuk ishte e thene.
Renia qe nisi dy jave me pare, kur nje parti e vogel e qendres u largua nga koalicioni i Prodit, e largoi kryeministrin, pas humbjes se votebesimit ne Senat. Pas konsultimeve, presidenti italian i kerkoi Franco Marini-t, kryetar i Senatit, te formonte qe qeveri te perkohshme. Por Berluskoni, i etur te kthehet ne pushtet, ben thirrje per zgjedhje sa me shpejt te jete e mundur. Sondazhet sugjerojne se ai mund te fitoje dhe do te kthehet ne pallatin Chigi vetem 20 muaj pasi eshte larguar andej.
Te gjithe bien dakord se gjeja per te cilen ka me pak nevoje Italia eshte nje qeveri te percara dhe jeteshkurtra. Ajo mund te bente edhe mete, por kur rritja ekonomike ishte e forte, sipermarrjet private ishin aktive, sidomos ne veri, kompensonte sektorin publik (shpesh te korruptuar) dhe Mezzogiorno-n sklerotike. Mirepo, kohet e fundit peizazhi ekonomik italian eshte perkeqesuar. Eshte ekonomia e madhe evropiane qe rritet me ngadale; jugu thuajse nuk leviz fare. Spanja sapo e lene mbrapa ne vleren e GDP per fryme, thone statistikat. Shkendijat e saj konkuruese jane shuar. Dhe, sipas OECD, Italia ka ekonomine me te renduar me ligje ne boten e pasur.
Me pak fjale, Italia kane nevoje urgjente per qeveri te qendrueshme dhe reforma ekonomike. Ceshtja eshte si te realizohen keto. Ne vitin 2001, votuesit e mbeshteten me shumice Berluskonin. Por ai shperdoroi shansin, duke perdorur kapitalin politik qe te mbronte interesat ne media dhe frenoi ceshtjet gjyqesore kunder tij, dhe luhatej per reformat ekonomike. Pas nje mandati te shkaterrues, ai la pas