E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stines, 5 mije te prekur ne jave Sonila Isaku

Jo vetem vapa e madhe dhe i ftohti shkaktojne viroze dhe fluks te pacienteve ne urgjencat e spitaleve, por edhe ndryshimi i temperaturave here pas here, ashtu sikurse ka ndodhur edhe gjate ketyre diteve. Ulja e menjehershme e temperaturave me 5 deri ne 7 grade Celsius brenda disa diteve, ka rritur ndjeshem numrin e pacienteve te cilet kane pasur probleme shendetesore pothuajse te ngjashme, dhe kane kerkuar ndihmen e mjekeve.
Rastet
Te pakten 5 mije persona jane prekur kete jave nga viroza qe po qarkullon ne vend, por specialistet e Institutit te Shendetit Publik, mendojne se numri eshte me i larte. "Ne kete periudhe eshte vene re nje shtim i rasteve te te prekurve nga virozat, por jo ne gjendje te rende. Kjo ka bere qe shumica e tyre te mos izolohen ne shtepi, por te kryejne aktivitetin e perditshem dhe ne kete menyre te infektojne edhe te tjeret", ka pohuar Dritan Ulqinaku, specialisti i virologjise ne ISHP. Sipas tij, te prekurit nga kjo viroze, e cila lidhet ndjeshem edhe me luhatjen e temperaturave, jane kryesisht te rriturit dhe shume me pak femijet. Sipas bluzave te bardha, keto viroza shkaktohen nga ndryshimi i menjehershem i temperaturave te cilat nuk mund te suportohen nga trupi i njeriut. "Organizmi dhe trupi i njeriut pershtatet me temperaturat e ambientit, dhe nese keto temperatura ndryshojne me disa grade brenda nje kohe shume te shkurter, personat me probleme kronike manifestojne menjehere probleme te shendetit. E njejta gje ka ndodhur edhe keto dite me nje pjese te mire te pacienteve, te cilet jane prekur nga kjo viroze e ndryshimit te temperaturave, qe shkakton kryesisht diarre dhe te vjella", kane pohuar mjeket.
Simptomat
Simptomat e kesaj viroze jane me te lehta se te gripit te zakonshem, ndaj jane te shumte qytetaret qe vazhdojne aktivitetin e tyre ne pune, cka ka sjelle edhe infektim te personave te tjere. "Te dhenat qe vine nga poliklinikat por edhe nga spitalet, tregojne se simptomat e ketij virusi jane kolle, rrufe, lodhje muskujsh, temperature e lehte", ka nenvizuar Ulqinaku. Sipas tij, pavaresisht se zyrtarisht jane 5 mije te regjistruar brenda nje jave me virozat e stines, numri mendohet edhe me i madh per shkak se nuk kane kerkuar ndihme mjekesore por jane trajtuar vete. Ky virus ka prekur edhe femijet por shifrat zyrtare tregojne per nje numer jo te larte. Ndryshimi i shpeshte i temperaturave, favorizon perhapjen e viruseve dhe rritjen e semundshmerise. Specialistet keshillojne te gjithe qytetaret qe te vizitohen prane mjekut te familjes.
Alergjite
Rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit ne ajer ka sjelle edhe rritjen e numrit te te prekurve nga alergjite. Pas largimit te virozave gripale, numrin me te madh te rasteve qe paraqiten tek mjeku e zene pacientet te cilet vuajne nga kjo semundje. Mjeket theksojne se problemet ne rruget e siperme te frymemarrjes jane me evidente ne kete periudhe, qe shoqerohen me teshtima, rrufe si dhe bllokim te hundeve. Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astmat, jane me te paketa ne kete stine. Alergjia ne te shumten e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, te herepashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim te hundeve. Por shpesh here kane edhe kruajtje te syve dhe skuqje te tyre.
Si ndikojne ne trup luhatjet e temperaturave
Luhatjet e menjehershme te temperaturave kerkojne disa dite qe te adoptohen me trupin e njeriut. Keto jane edhe perfundimet qe mjeket kane nxjerre, gjate shtimit te rasteve tek pacientet qe kane probleme me shendetin dhe kryesisht tek femijet. Pas ndryshimit te here pas hershem te temperaturave, gjate nje periudhe shume te shkurter kohore te tjera simptoma jane duke u paraqitur tek mjeket. Keshtu nese deri tani problemet kane qene ftohje apo viroze gripale, tani me shqetesuese eshte viroza e stines e cila here pas here shoqerohet edhe me alergji. "Ndryshimi i temperaturave, kur eshte i menjehershem, eshte shume i demshem per shendetin e femijeve sidomos per ata te cilet kane nje semundje te vazhdueshme", pohojne mjeket. Sipas tyre, edhe problemet e alergjive tek te vegjlit gjate ketyre diteve, jane shume shqetesuese.
Keshillat
Evitim te daljeve ne oret e vona te nates dhe te mengjesit
Evitim te frekuentimit ne ambiente me temperatura te ndryshme
Vizite te menjehershme tek mjeku pas shfaqjes se simptomave
Marrje e medikamenteve vetem pas keshilles se mjekut
Perdorim te lengjeve ne rast diarreje dhe te vjellash
Veshje te pershtatshme ne rast te rritjes se temperatures trupore
Konsum te ushqimeve qe permbajne vitamine C
Kujdes ndaj ushqimeve qe japin alergji
Eliminim te ushtrimeve fizike qe perkeqesojne gjendjen

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›