E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen fotografitë e para të çiftit

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini e mbylli vitin 2012 me një këngë me titullin “Love”, dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo po jeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër.

Ajo këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës, ku për të dytën herë shkon pranë të dashurit të saj të huaj, që deri tani ka preferuar ta mbajë sekret. "Panorama" ka publikuar fotografitë e çiftit të realizuara këto ditë të qëndrimit të këngëtares në Londër.

Anjeza është ftuar të këndojë në një koncert atje, duke u integruar në jetën artistike, ndërkohë që i ka konsideruar këto ditë jashtë Shqipërisë edhe punë edhe pushim pranë të dashurit të saj, prej dy vitesh.

Këngëtarja dhe Pol kanë mundur ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre prej dy vitesh, për shkak se Pol punonte pranë Ambasadës së Anglisë në Tiranë, dhe lajme të tilla për jetën private nuk do i shërbenin profesionit të tij. Tashmë prej pak kohësh ai është kthyer me punën në Londër dhe në këtë lidhje dashurie në distancë u duhet të udhëtojnë ai në Tiranë, dhe Anjeza në Londër.

Historia e tyre ka nisur në Tiranë, ndërsa Anjeza këndonte “live” në një nga klubet e Tiranës, ku Pol argëtohej fundjavave. Për të, Anjeza ka qenë një nga këngëtaret e tij të preferuara, dhe ishte pikërisht ajo arsyeja pse ai frekuentonte të njëjtin lokal ku ajo këndonte. Më vonë hyri në bisedë me të dhe filluan të krijonin një lidhje të konsoliduar.

Tashmë ata po jetojnë një histori të bukur, por që ende nuk kanë asnjë plan për ta celebruar me martesë. Kjo është hera e parë që 25-vjeçarja e njohur po deklarohet në një lidhje.

Edhe pse kanë dy vjet bashkë, duket që është një histori dashurie e fortë, përderisa po funksionon në largësi. Kështu, Anjeza, si një artiste me ide të qarta, jo pa qëllim e titulloi “Love” këngën e saj të fundit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku u rendit e dyta, si për të dhënë indirekt një mesazh për këtë moment special të jetës së saj. /Ineksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›