E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen pagat e punonjësve të Shtëpisë së Bardhë


Shtëpia e Bardhë ka bërë publike listën e pagave të anëtarëve të stafit të saj, duke nisur nga personi i nivelit hierarkik me të ulet deri tek zyrtarët më të lartë, pra nga ata që paguhen me 0 dollarë pasi janë vullnetare dhe ata që paguhen me qindra mijëra dollarë. Shefi i stafit Rahm Emanuel, sekretari për shtypin, Roberts Gibbs, këshilltarët më të lartë David Axelrod dhe Valerie Jarrett, mbajnë kreun e listës me një pagesë vjetore prej 172 000 dollarësh në vit. Në total, Shtëpia e Bardhë paguan stafin e saj në shumën e 38 796 307 dollarëve. "Që nga viti 1995, Shtëpisë së Bardhë i është kërkuar të paraqesë një raport në Kongres, ku të listohen titujt dhe pagat e secilit prej anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë "- thuhet në blog-un e Shtëpisë së Bardhë. "Në konsistencë me angazhimet e presidentit Obama për transparence, ky raport bëhet publik në websiten e Shtëpisë së Bardhë ndërsa përcillet edhe në kongres", thuhet më tej në këtë njoftim. Presidenti Obama ka nje pagë vjetore 400 mijë dollarë, shifër kjo e përcaktuar nga Kongresi Amerikan. Shtëpia e Bardhë llogarit një staf prej 469 vetesh, 17 më pak se në 2009. Zvpresidenti Xho Bajden merr 230 mijë dollarë në vit, edhe kjo një shumë e rregulluar nga senati ndërsa paga mesatare e stafit në Shtëpinë e Bardhë është rreth 180 mijë dollarë në vit. Pas tre personave kryesorë të stafit, shefi i stafit Ram Emanuel, sekretarit të shtypit Robert Gibs, dhe artikuluesit të fjalimeve të Obamës, Xhon Favreu, renditen edhe disa këshilltarë të tjerë me pagesën 172 mijë dollare në vit. Më pas klasifikohen drejtorja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Juliana Smoot me 150 mijë dollare në vit, truproja kryesore e Obamës, ish ylli basketbollit Rexhi Lov që paguhet 100 mije dollarë në vit e pas tyre janë listuar asistentët. Ndihmesit dhe studiuesit marrin nga 40 mijë deri 60 mijë dollarë ne vit. Ndërkaq në listë janë dhe tre persona qe punojne si vullnetare në Shtëpinë e Bardhë dhe pagesa e tyre është 0 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›