E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen per here te pare fotot e shkrepura nje shekull me pare

Zhkunden nga pluhuri i harresës fotografitë e shkrepura afro një shekull më parë nga fotografi Dhimitër Vangjeli. Koleksioni i cili i përket muzeut të Ersekës dhe disa prej tyre janë marrë në muzeun e rilindjes italiane, bëhet publik për herë të parë.

Kuratori Roland Tasho na bën me dije se udhëtimi fotografik rrugëton nga 1900 deri 1945. Kjo është një pasuri e çmuar në oazin e fotografisë shqiptare e ngjashme me dinastinë Marubi, edhe pse shkrepjet e bëra prej tij janë tëe mëvonshme.

Ajo cka e bën të vecantë fotogtrafin nga Kolonja është dokumentimi i kohës. Fotografitë pasqyrojnëe ciklin njerëzor, ritin e lindjes, martesës dhe vdekjes.

Vangjeli përmes objektivit sjell realitetin e fillimshekullit të kaluar.
Fotografitë pasqyrojnë stilin e të jetuarit në qytet dhe fshat.
Dukshëm fotot e cetave të kohës, ngjajnë me filmat ëest

Fotografitë tregojne një shkallë të lartë civilizimi në veshje me shije dhe elegancë.

Ekspozita e çelur në Galerinë “Fab” të universitetit të arteve ka zgjuar kureshtjen nga grupmosha të ndryshme. Të moshuarit kërkojnë që të identifikojnë personat që janë prezent në fotografi, pasi një pjesë fare e vogël kanë shënime përkatëse.

Ky prezantim është vetëm fillimi i rrëmimit ,pasi ky fond ka nevojë për studim të mëtejshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›