Zgjedhjet Rama takim me Blair ne Londer

Kryesocialisti Edi Rama ndodhet sot për një vizitë jashtë vendit. Nga faqja e tij në Tëitter, kreu i PS ka njoftuar se gjatë paradites do të jetë në Londër, ndërsa pasdite do të spostohet në Bruksel. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin anglez, Rama pritet të takohet me ish-kryeministrin Tony Blair me të cilin do të bisedojë mbi përgatitjet për zgjedhjet. Gara elektorale do të jetë gjithashtu në qendër të takimit që lideri i socialistëve do të zhvillojë në Bruksel me grupin socialist të Parlamentit Europian.