E Enjte, 5 Nëntor 2026

Publikohet lista e kandidatëve që janë përjashtuar përfundimisht nga gara e 25 prillit

Kolegji Zgjedhor e shtyrtoi sot ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS.  Gjatë seancës përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji theksoi në seancë se kur partitë garojnë me lista të hapura nuk mund të ketë një numër të pakufijshëm kandidatësh. Sipas tij numri i lartë i kandidatëve sjell problematika edhe në hartimin e fletës së votimit.

“PD bëri korrigjimet përkatëse në lidhje me plotësimin e dokumentacionit ligjor, por paraqiti listë me 222 kandidatë. KQZ, bazuar në Kodin Zgjedhor vendosi t’i miratojë listën, por jo me 222, por me 153 kandidatë. Vendimi u ankimua në KAS, me argumentin se lista duhej pranuar e plotë. KAS duke lejuar që një koalicion të garojë me më shumë kandidatë se tjetri ka shkelur parimet e Kodit Zgjedhor. Numri i lartë sjell problematika në garë, por edhe në procesin zgjedhor”, tha Salianji. 

Ndërkohë që përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha gjatë mbledhjes se paraqitja e kësaj liste nuk e bën fletën e votimit më pak të qartë apo më të ngatërruar. Sipas tij duhet të respektohet parimi i balancës së përfaqësimit të të gjitha subjekteve zgjedhore dhe vazhdimësisë së Kuvendit.

“Koalicioni i PD-së paraqiti listat referuar legjislacionit. Kemi respektuar të gjitha aspektet procedurale. Paraqitëm listë me 222 kandidatura, në përputhje me numrin minimal të parashikuar në ligj, si edhe të plotpjesëtueshëm me tre. Numrin e kandidaturave të paraqitura prej nesh nuk e shohim si problematike për fletën e votimit. Limiti i sipërm i kandidaturave është çështje vetëpërmbajtjeje dhe vetëpërgjegjshmërie”, tha Kaso. 

Kandidatët që Kolegji Zgjedhor “krasiti” dhe nuk do jenë në listën e PD.

Lista e kandidatëve që janë përjashtuar
Qarku Tiranë
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi
Qarku Vlorë
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj

Qarku Berat
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri

Qarku Dibër
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Qarku Durrës
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli

Qarku Gjirokastër
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho

Qarku Korçë
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku

Qarku Elbasan
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Qarku Fier
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema

Qarku Kukës
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida

Qarku Lezhë
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu

Qarku Shkodër
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›