Publikohet muzika e filmit të ri të serialit "Agjenti 007"
Agjenti 007, personazhi legjendar Xhejms Bond i serialit britanik të
spiunazhit, ende nuk ka filluar të hedhë në erë makina apo të kryejë
akte fantastike ne ekran. Këto pamje do t'i shohim në tetor kur të dalë
në kinema filmi i ri "Quantum Solace". Por realizuesit e filmit sapo
kanë publikuar kolonën zanore të filmit. Këngëtari i muzikes rok Jack
White dhe Alicia Keys, e njohur për regjistrimet e saj R'-n-B' janë
bashkautorë të këngës "Another Way to Die" - "Një tjetër mënyrë për të
vdekur". Kënga do të jetë himni i filmit të ri "Quantum Solace" që ka në
qendër aktorin Daniel Craig në rolin e Xhejms Bondit, agjentit të
pakapshëm britanik, i cili i ka hipnotizuar për rreth 5 dekada
shikuesit jo thjesht me aftësitë e tij si agjent, por edhe me sjelljen
e sofistikuar dhe me magnetizmin e parezistueshëm për femrat. Këngëtare
White shkroi vargjet dhe kompozoi muzikën për këngën Another Way to
Die. Ai gjithashtu shoqëron në kitarë këngëtaren Alicia Keys. Videoja e
këngës do të dalë në treg në fillim të tetorit. Ndërkaq filmi ka zgjuar
kaq shumë interes, sa që princat William dhe Harry janë ndër emrat e
famshëm që kanë prenotuar që tani të ndjekin premierën që do të shfaqet
në Londër më 29 tetor 2008. //mm//