Publikohet projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
Nisma, e cila tashmë është miratuar në parim, parashikon ndryshime në funksionimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Sipas projektligjit, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve parashikohet edhe rishqyrtimi i juridiksionit të rasteve që trajtohen nga Specialja.
Projektligji u miratua në parim me 91 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse projektligji do të procedohet për lexim të dytë gjatë ditës së sotme.
Ndryshimet e propozuara vijnë në kohën kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për rolin, mandatin dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara, pas aktgjykimit të 16 shtatorit.
Aktualisht janë duke u mbajtur protesta pran Kuvendit të Kosovës, të organizuara nga Çlirim Haziri dhe OVL-UÇK./KosovaPress/
Më poshtë mund të gjeni Projektligjin në PDF: