E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohet versioni përfundimtar i "Identitet"

Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj kanë publikuar versionin përfundimtar të këngës “Identitet”, shoqëruar me videoklip zyrtar.
Grupi i artistëve që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës "Eurosong 2013", kishin udhëtuar për në Suedi për të regjistruar versionin final të këngës së tyre.
“ Ne të gjithë u munduam për më të mirën,  ndaj çdo shqipëtar që beson tek kjo këngë, që pëlqen muzikën, fjalët, interpretimin e saj, të na ndihmojë duke e shpërndarë ", ka shkruar Bledar Sejko ne rrjete sociale.

 Sejko dhe Lulgjuraj, të shoqëruar nga Shpëtim Saraçi, kanë punuar këngën me studion muzikore Kingside në Stokholm, për këngën finale pjesëmarrëse në edicionin e ardhshëm të Eurovizionit, që mbahet në Malmo të Suedisë. /Indeksonline/
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›