E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Harlem Shake" me tortën e Pavarësisë

Valës së  “Harlem Shake”, nuk I ka shpëtuar as ceremonia festive e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Është realizuar një video që shfaqë pamje me qytetarët e Tiranës më 28 nëntor, gjatë prerjes së tortës deri në degradimin e situatës në Sheshin “Skënderbe”.

Torta e madhe 550 metra katrore dhe e rëndë  14 tonë, e punuar nga afro 200 vetë që ishin pjesë e personelit që u kujdes për  të, u shkatërrua brenda pak kohësh nga qytetetarët e pranishëm.

Kënga “Harlem Shake” është realizuar nga Baauer,  një DJ 23-vjeçar i cili është bërë i famshëm falë përdorimit si sfond për videot amatoriale që kanë pushtuar internetin në kohët e fundit.
Sipas të dhënave në Youtube, më 1 mars ka pasur më shumë se 250 mijë video Harlem Shake në internet, që janë ngarkuar nga 100 vende të ndryshme dhe që janë parë plot 700 milionë herë të marra së bashku. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›