Puci: Mimozen nuk doja ta vrisja
TIRANE - Hajdar Puci, 65-vjecari nga Bathorja, i dyshuar si autori i vrasjes se dyfishte, nuk pendohet para gjykates. Gjate seances se djeshme per caktimin e mases se sigurise, Puci pranon krimin, duke deklaruar se vrasjen e kreu per gjakmarrje. Ne nje deklarim te shkurter te bere para gjykates, i akuzuari per krimin e dyfishte ku mbeten te vrare vella e moter, tha se nuk kishte si qellim te vriste Mimoza Ferhatin, dhe se ate e kishte vrare pa dashje. Gjithashtu, dibrani me banim ne Bathore tha para gjykates, se krimin e ka kryer krejt i vetem, duke rrezuar keshtu dyshimet e ngritura nga familjaret e viktimave, se ekzekutori nuk ka qene i vetem ne momentin e vrasjes. Pasi degjoi kerkesen e prokurorise, e cila ngriti akuzen e "vrasjes me paramendim" per 65-vjecarin Hajdar Puci, gjyqtarja e gatshme vendosi masen e sigurise "arrest me burg". 65-vjecari u arrestua nga policia e Tiranes, pasi dyshohet se eshte autori i vrasjes me arme zjarri te shtetasve Bilbil Ferhati, 35 vjec dhe Mimoza Ferhati, 24 vjece (vella e moter), pasditen e se enjtes ne Kamze. Nderkohe qe grupi hetimor ka hedhur drite mbi motivet e kesaj ngjarjeje, ku nga veprimet e para procedurale dyshohet se vrasja e dyfishte ne Kamze ka per motiv gjakmarrjen. Gjithcka mendohet se e ka zanafillen me date 16 prill te vitit 2004, ku pas nje grindjeje per motive te dobeta ne ambientet e nje lokali ne Bathore, vellai i viktimave, Bashkim Ferhati, ne bashkepunim me persona te tjere eshte konfliktuar dhe me pas ka goditur me thike dhe mjete te forta shtetasit Ferit dhe Sefedin Puci (femijet e autorit te dyshuar te vrasjes), dhe per pasoje Ferit Puci ka gjetur vdekjen, ndersa Sefedin Puci eshte plagosur. Ne lidhje me kete ngjarje te ndodhur ne vitin 2004, sipas policise, jane arrestuar ne kushtet e flagrances Kujtim dhe Petrit Gjeta, si autore te vrasjes dhe plagosjes se Ferit dhe Sefedin Pucit, ndersa Bashkim Ferhati eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe eshte person ne kerkim. Ai eshte denuar ne mungese me vendim te formes se prere te Gjykates se Krimeve te Renda me 21 vjet burgim.