E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pendohet vrasesi i kusheririt

BERAT - "Jam penduar per krimin qe kreva, kur per nje makineri freze mora jete njeriu". Keshtu u shpreh dje perballe organeve gjyqesore 23-vjecari Altin Topi, i cili dy dite me pare vrau nen efektin e alkoolit kusheririn e tij 28-vjecar, Lavdosh Senkon, si dhe la te plagosur rende vellane e viktimes, 26-vjecarin Fari Senko. Ngjarja qe ndodhi ne fshatin Lybesh te komunes Vertop ne Berat, duket se la te penduar thellesisht autorin e bresherive te plumbave te automatikut. Burime policore sqarojne se, Topi eshte shprehur se "meriton te denohet sikurse drejtesia ta caktoje, per krimin e shemtuar qe kreu". "Isha nen efektin e alkoolit dhe pervec kesaj, per prishjen e frenave te makinerise ata me rrahen aq shume, saqe nuk durova dot me dhe mora armen", mesohet se eshte shprehur 23-vjecari, qe tani i vjen keq per marredhenien e krijuar mes dy familjeve. Sipas tij, vetem kur i ka dale pija, nderkohe qe gjendej i fshehur ne pyll, Topi kuptoi se cfare kishte bere, se gjithe jeten do e vriste ndergjegjja qe i mori jeten kusheririt te vet. Gjithsesi, hetimet e policise vazhdojne, per te plotesuar dosjen qe do te perfundoje ne prokurori per hetime te metejshme. Po keshtu, burime policore te Beratit u shprehen se po punohet qe te shmanget nje hakmarrje e mundshme mes dy familjeve te perfshira ne ngjarje. Per kete, familja Topi dhe ajo Senko jane thirrur ne komisariat, me qellim qetesimin e gjendjes.
D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›