E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puçi ndaj Topit, zbulohet letra që tradhton Imamin

Shefi i Shtabit te Pergjithshem Xhemal Gjunkshi, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami / Foto arkiv

Luis Tanushi / Skerdialjd Zaimi

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami me vetëdije të plotë ka shkelur Kushtetutën në emërimin e komandantit të Flotës Detare duke anashkaluar Presidentin e Republikës. Kreu i dikasterit të mbrojtjes është tradhtuar nga firma e tij ku ka pranuar kompetencën e Presidentit Topi në emërimin e  kreut të Forcave Detare. Për raste të ngjashme Ministri Imami dhe dikasteri që ai drejton,  kanë ndjekur procedura krejtësisht të ndryshme.

Nëse në rastin e emërimit në krye të Forcave Detare, Ferdinand Kreshpani, Imami ka anashkaluar Presidentin, për shkarkimin e tre gjeneralëve Ministri i Mbrojtjes thekson në letrën e përcjellë institucionit të Presidentit që kompetent për emërimin e komandantit të Forcave Detare është Presidenti, pavarësisht gradës që mund të mbajë ushtaraku që do të emërohet. Gazeta Shekulli ka mundur të sigurojë urdhrin  e firmosur më 17 nëntor nga Ministri Imami për shkarkimin nga detyra dhe daljen në rezervë të tre oficerëve me gradë madhore ku i është kërkuar Presidentit Topi që të dekretojë shkarkimin e  tyre.

Në  fund të letrës e cila është depozituar në Presidencë me numër protokolli 1471, datë 18 nëntor 2011, Imami thekson se Kompetenca për emërimin, shkarkimin e komandantëve të forcave tokësore,detare dhe ajrore, si dhe për emërimin , gradimin , shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë ose në lirim të oficerëve me grada madhore, është e Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes. Pra, dallohet qartë që Ministri Imami në nëntor të vitit të kaluar e njihte kompetencën e kreut të shtetit për shkarkimin e tre gjeneralëve , ndërsa katër muaj më vonë, ministri nuk njeh kompetencat e kreut të shtetit dhe e anashkalon atë duke shkelur rëndë Kushtetutën.

Ligji themeltar nuk shprehet nëse komandanti i Forcave Detare kur nuk është gjeneral, mund të emërohet nga ministri i Mbrojtjes pa dekretimin nga Presidenti i Republikës. Konflikti ndërmjet mazhorancës dhe Presidentit të Republikës i cili është njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka shqetësuar edhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Në mbledhjen e fundit të Komisionit parlamentar të Sigurisë, anëtarët akuzuan mazhorancën për puç institucional duke anashkaluar Presidentin nga emërimi i Komandantit të Flotës Detare.

Deputeti Piro Lutaj, në emër të opozitës akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Kryeministrin Berisha për shkelje të procedurave të emërimit të Kapiten, Ferdinand Kreshpani, në krye të Flotës Detare. Që nga drejtuesi kryesor i një force ushtarake, emërohet në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjin për Organizimin e Pushteteve të Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura, do të doja një prononcim të qartë . Do të kërkoja një prononcim urgjent të Presidentit për këtë krim kushtetues. Do të kërkoja prononcimin e Kryeministrit për këtë puç institucional dhe nga Ministri i Mbrojtjes që të anulojë menjëherë urdhrin e nxjerrë, të përpilojë praktikën ligjore dhe tia çojë Presidentit. I bëj thirrje Kapitenit të Rangut të Parë, Ferdinand Kreshpani të mos e ushtrojë d

etyrën e Komandantit të Flotës Detare të Republikës së Shqipërisë pasi me firmosjen e urdhrit si Komandat i Flotës Detare, ai do të bëhet objekt i procedimit Penal, theksoi Piro Lutaj , anëtar në Komisionin e Sigurisë. Por përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes vijuan të mbrojnë urdhrin e firmosur nga Ministri Imami duke deklaruar se procedura kalon për dekretim tek Presidenti në rast se komandanti ka gradën gjeneral, kurse në rastin konkret për Forcat Detare mungon një gradë e tij dhe sipas ligjit të autoritetit të komandimit të emërohet një kolonel bazuar në një traditë të gjatë që ka ndjekur Ministria e Mbrojtjes për këtë komandë.


Kuvendi shtyn në axhendë draftin për kufirin detar

Pavarësisht shtimit të rasteve të incidenteve në kufi me flotën greke, Kuvendi vijon që të shtyjë axhendën për përcaktimin e kufijve detarë. Në Konferencën e Kryetarëve, mazhoranca edhe pse e ka futur në Kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, nuk ka përcaktuar një datë të saktë se kur do të nisë shqyrtimi në Komisionin e Sigurisë dhe në komisionet e tjera parlamentare.  Në një kohë kur Ministria jonë e Jashtme ka ngritur grupin e punës që do të merret me negociatat me Greqinë, Shqipëria ende nuk ka të përcaktuar kufijtë detarë.

Prej një muaji, në Kuvend është depozituar një nismë ligjore nga Partia Socialiste për caktimin e kufijve detarë. Ndryshe nga ligji i 2008-ës që e la vendin pa kufij, nisma e re përcakton qartë kufijtë detarë jugorë dhe veriorë duke vendosur dhe koordinatat e sakta. Sipas propozimit, ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, shtrihen gjatë gjithë bregut të saj në një gjerësi prej 12 miljesh detare duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit ( Kalasë së Turrës) derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke, deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Ndërsa gjatësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det, deri te Kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). Nisma e paraqitur në Kuvend nga grupi parlamentar socialist përcakton dhe kufijtë e brendshëm të vendit tonë. Ujërat e brendshëm territorialë të Republikës së Shqipërisë janë ujërat e detit Adriatik dhe të detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e lumit të Bunës, kepat e përmendur më sipër, dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve e lumenjve kufitarë, përfundon propozimi. Në këtë mënyrë ligji i ri i mbyll derën pretendimeve të shteteve fqinjë dhe marrëveshjeve që dalin jashtë kësaj kornize ligjore.

Kompetencat

Kompetenca për emërimin, shkarkimin e komandantëve të forcave tokësore,detare dhe ajrore, si dhe për emërimin , gradimin , shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë ose në lirim të oficerëve me grada madhore, është e Presidentit të Republikës, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, thuhet  në shkresën e Imamit dërguar Topit.

 Kërkesa

Në 18 nëntor 2011, Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në Presidencë propozimin për shkarkimin nga detyra dhe daljen në rezervë të tre oficerëve me gradë madhore duke kërkuar dekretimin nga kreu i shtetit. Në këtë mënyrë , Imami ka pranuar mungesën e kompetencës për të vendosur përfundimisht për Komandantin e Forcave Detare.

 Skandali zgjon Presidencën, i kërkohen shpjegime Imamit

Presidenca vendos të sqarojë zyrtarisht çështjen e emërimit të kreut të ri të Forcës Detare nga ana e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami.  Përfaqësues nga stafi i afërt i Presidentit Bamir Topi, bënë të ditur dje për gazetën Shekulli se, duke ndjekur situatën e krijuar së fundmi me funksionet drejtuese të Ushtrisë, Zyra e kryetarit të Shtetit, ka nisur një letër për Ministrinë e Mbrojtjes dhe titullarin e saj, me anë të së cilës kërkon arsyet zyrtare dhe argumentimin e ndjekur në emërimin e Ferdinand Kreshpanit, Komandant i Forcës Detare. Pas përgjigjes që dikasteri që drejtohet nga Imami do të përcjellë, pri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›