E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmundi i kundërpërgjigjet Bajernit në startin e sezonit

Borusia e Dortmundit arrin të fitojë pastër në ndeshjen e parë të Bundesligës, duke mundur në transfertë Augsburgun me rezultatin 4-0. Tre gola të sulmuesit të ardhur nga Franca, Aubamejang dhe një nga Levandovski me 11-metërsh i janë kundërpërgjigjur më së miri fitores së Bajernit të Mynihut një ditë më parë. Dortmundi nuk dëshiron të humbë terren ndaj rivalit. Spikat rikthimi i Hertës në Bundesligë, teksa e ka nisur me një fitore mbresëlënëse, 6-1, duke marrë edhe kryesimin në javën e parë. Java e parë mbyllet nesër me ndeshjet Shalke-Hamburg dhe Mainz-Shtutgart.
(E.Ilnica/balkanweb)

Dje
Bajern M. – Gladbah        3-1

Sot
Augsburg – Dortmund     0-4
Leverkusen – Freiburg     3-1
Hannover – Wolfsburg     2-0
Hertha B. – Frankfurt       6-1
Hofenheim – Nurnberg    2-2

Nesër
Mainz - Shtutgart
Shalke -Hamburg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›