E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë/ Situatë e vështirë nga zjarri në Gjegjan-Gojan, ndërhyrje me tre helikopterë

Zjarri në zonën Gjegjan–Gojan vijon të jetë aktiv, ndërsa temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe.

Sipas të dhënave të fundit, flakët kanë përfshirë rreth 120 hektarë sipërfaqe pyjore me pisha, ku një pjesë e konsiderueshme është me pishë të zezë. Zjarri ka shkaktuar gjithashtu dëme në një stan bagëtish.

Në terren po vijon ndërhyrja e strukturave të emergjencave dhe forcave të angazhuara për përballimin e situatës.

Aktualisht, ndërhyrja nga ajri po realizohet me tre helikopterë, të cilët po operojnë në zonat ku terreni i vështirë kufizon ndërhyrjen nga toka./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›