Pukë, banorët e fshatit Trun në protestë e për ujin e pijshëm
PUKË- Banorët e fshatit Trun në Pukë kanë dalë sot në protestë, për mungesën e ujit të pijshëm.
Sipas tyre uji në fshatin e tyre mungon pasi një kompani që po ndërton një HEC në një fshat tjetër është duke shfrytëzuar pikërisht ujin e fshatit Trun.
Banorët deklarojnë se në këtë ngjarje janë të përfshira edhe hallkat e shtetit, ndërsa nuk ngurojnë të hedhin akuza për korrupsion.
Ata shtojnë se nuk kanë për qëllim të krijojnë incidente, por ndërkaq nuk mund të pranojnë këtë padrejtës.
Ndërkohë që mësohet se protestya po monitorohet nga forcat e policisë.
(m.a/BalkanWeb)