Pukë, masakër mbi anëtarët enjë familjeje, rëndë 5 vjeçari
PUKË - Shtatë anëtarë të familjes Kopani nga Puka, ndërmjet tyre një fëmijë 5 vjeç, janë plagosur nga të shtënat e kallashnikovit të disa grabitësve. Fëmija 5-vjeçar Eris Kopani është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik për jetën nga plagët në kraharor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.
Të plagosur janë: Astrit Kopani, drejtuesit i mjetit dhe bashkërshortja e tij, Valbona Kopani - 40 vjeçe; kjo e fundit me më shumë plagë; gjithashtu, të plagosur janë Zamir e Mirjeta Xhaferraj dhe fëmijët e tyre, Armando e Eris Xhaferraj. Armando 9-vjeçar është plagosur në këmbë, kurse Erisi 5-vjeçar në kraharor dhe krahë, pasi ai ka qënë pranë dritares. të plagosurit po trajtohen në spitalin më të afërt, atë të Pukës, me përjashtim të Erisit 5-vjeçar që u dërgua me shpejtësi me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Plagosja ka ndodhur në Qafë Qelë të Pukës, kur familjarëve Kopana, dy vëllezër me dy gratë dhe tre fëmijë që udhëtonin me një furgon, u është kërkuar të ndalohen me forcë nga persona të armatosur me maska. Pasi ka parë që furgoni ka shtuar shpejtësinë, njeri prej “maskave” ka goditur me armë, gomat e pasme të furgonit dhe ka plagosur një grua me tre fëmijët.
Shoferi i furgonit me targë "Opel Astra Karavan AA 506 DP", Astritk Kopani tha për korrespodentin e “A1Report!” se “Mendova se janë pasagjerëë që ishin në pritje në krah të rrugës, por kur i pashë, u largova dhe ata qëlluan me breshëri kallashnikovi nga mbrapa. Policia ka shkuar menjëhërë në vendngjarje.
Lajmi vijon...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)