Pukë, breshëri automatikumbi dy familje, rëndë 5-vjeçari
PUKË - Gjashtë anëtarë të dy familjeve, Kopani dhe Xhaferri nga Puka, ndërmjet tyre dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç, janë plagosur nga të shtënat e kallashnikovit të tre grabitësve. Fëmija 5-vjeçar Eris Xhaferri dhe i ati i tij, Zamir Xhaeferri janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik për jetën. Erisi është plagosur në kraharor dhe në krah.
Në makinën "Opel Astra Karavan" me targa AA 506 DP po udhëtonin nga Puka drejt Shkodrës, familjet e dy motrave: Valbona Kopani me bashkëshortin esaj Astritin dhe djalin Armando, 9 vjeç si dhe Mirjeta Xhaferri me bashkëshortin Zamir Xhaferri dhe djalin 5 vjeç, Eris Xhaferri.
Gjatë kalimit në Qafë Qelë, rreth orës 7:00, drejtuesit të makinës, Astrit Kopani iu kërkua të ndalonte në anë të rrugës nga tre persona të armatosur dhe me maska. Fillimisht ai ka menduar se ata janë pasagjerë, por kur është afruar ka parë se ata ishin të maskuar dhe të armatosur. Për këtë arsye, ai jo vetëm që nuk ka ndaluar, por i ka dhënë më shumë gaz makinës, për t\iu larguar atyre. E pikërisht në këtë moment, grabitësit e kanë goditur me breshëri nga pas, duke synuar gomat.
Si rezultat, të gjashtë anëtarët e familjeve u plagosën, Astriti më lehtë nga të gjithë, por më i vogli, ai që ishte me sa duket pranë dritares, tashmë po rrezikon jetën sëbashku me babanë e tij. Armando Kopani, 9-vjeçar, djali i drejtuesit të makinës, u plagos në këmbë. Tashmë, tre nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, kurse dy të tjerët ende rrezikojnë.
ORA 9:30 TE PESE TE PLAGOSURIT OPEROHEN NE SPITALIN USHTARAK NE TIRANE
Gazetari Granit Sokolaj raporton nga Spitali Ushtarak në Tiranë se “Tashmë të pestë të plagosurit janë sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Vogëlushi 5-vjeçar Eris Xhaferraj, pas një ndërhyrjeje të parë, është rikthyer në sallën e operacionit, për shkak të hemoragjisë në krah, që i ka çarë arterien. Po ashtu, në gjendje të rëndë është edhe babai i tij, Zamir Xhaferraj , i cili sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe ndodhet në reanimacion. Gjendja e dy motrave, Valbona dhe Mirjeta si dhe fëmijës 9-vjeçar është jashtë rrezikut.
ORA 8:20 RREFEN ASTRIT KOPANI, DREJTUESI I FURGONIT
Drejtuesi i furgonit, Astrit Kopani, rrëfen për "A1Report!" udhëtimin e frikshëm të familjes së tij dhe atë të familjes së kunatës së tij. "Sapo po ngjitja dishezën, ata u kthyen nga ne duke na qëlluar nga gomat. Kur pashë çfarë ishin, unë nxitova me gjaknxehtësi. Kam ecur me shpejtësi, me gomë të rënë thuajse. Janë plagosur gruaja ime, baxhanaku Zamiri, gruaja dhe fëmijët. Baxhanaku, kur i pa, më tha “ “Ec, se mbaruam!” Ata kanë gjuajtur me breshëri. Unë kam kujtuar se janë pasagjerë. Por kur pashë flakën e automatokut, mendova “Çfarë po bëjnë?!”
ORA 7:00 TRE GRABITES I KERKOJNE FURGONIT TE NDALOJE
Tre grabitës të armatosur me maska kanë goditur me breshëri kallashnikoni, familjet e dy motrave: Valbona dhe Mirjeta, që po udhëtonin drejt Shkodrës mëngjesin e sotëm me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.
Si rjjedhim, janë plagosur Astrit Kopani, drejtuesit i mjetit dhe bashkërshortja e tij, Valbona Kopani - 40 vjeçe; kjo e fundit me më shumë plagë; gjithashtu, të plagosur janë Zamir e Mirjeta Xhaferraj (motra e Valbonës) dhe dy fëmijët e tyre, Armando e Eris Xhaferraj.
Armando 9-vjeçar është plagosur në këmbë, kurse Erisi 5-vjeçar në kraharor dhe krahë, pasi ai ka qënë pranë dritares. të plagosurit po trajtohen në spitalin më të afërt, atë të Pukës, me përjashtim të Erisit 5-vjeçar që u dërgua me shpejtësi me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Plagosja ka ndodhur në Qafë Qelë të Pukës, kur familjarëve Kopana, dy vëllezër me dy gratë - motra dhe dy fëmijë që udhëtonin me furgonin e tyre, iu është kërkuar të ndalohen me forcë nga persona të armatosur me maska.
Shoferi i furgonit me targë "Opel Astra Karavan AA 506 DP", Astritk Kopani tha për korrespodentin e “A1Report!” se “Mendova se janë pasagjerëë që ishin në pritje në krah të rrugës, por kur i pashë, u largova dhe ata qëlluan me breshëri kallashnikovi nga mbrapa. Policia ka shkuar menjëhërë në vendngjarje.
Lajmi vijon...
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)