E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke, plagosen dy agjente te grupit te gatshem

Nje aksident rrugor me pasoje plagosjen e tre personave eshte regjistruar mengjesin e sotem ne Qafen e Malit, ne rrethin e Pukes.

Lajmin e bejne te ditur burime prane policise rrugore, sipas te cilave nga perplasja e dy makinave jane plagosur dy agjente policie, si dhe nje civil qe po udhetonte me nje makine me targa te Kosoves.

Sipas burimeve, dy agjentet, qe po udhetonin me makinen e grupit te gatshem dhe shtetasi tjeter jane derguar ne spitalin me te afert, ku ndodhen nen kujdesin e mjekeve.

Burimet saktesojne me tej se shkak i aksidentit eshte bere shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor nga te dyja palet.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›