Pukë, qëllohet me armë zjarrri, 22-vjecari vdes rrugës për në spital
PUKË- Një 22-vjecar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mesditën sotme në fshatin Gojan të qytetit të Pukës. Burime nga policia bëjnë me dije viktima është Bardhok Përndreca 22-vjeç banues ne fshatin Gojan i Vogël, Pukë.
Mësohet se pasi është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, 22-vjecari është nisur me urgjencë në spitalin rajonal, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk dihet autori dhe shkaqet e plagosjes, ndërkohë policia ma nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)