E Diel, 1 Nëntor 2026

Pula: Vazhdojmë të marrim energji nga Shqipëria

Bashkëpunimi në fushën e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në kohën ne vazhdim. Në një intervistë, ministrja e energjetikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula theksoi se Kosova dhe Shqipëria do të ndihmojnë njëra tjetrën në shkëmbimin e energjisë elektrike.

E pyetur në lidhje me konsumin e energjisë elektrike në Kosovë, Pula u shpreh se pavarësisht se konsumi është i ulët, qeveria ka marrë parasysh edhe një rritje të çmimit, për të përballuar në këtë mënyrë kostot e prodhimit.

Investimet në energjietikë në Kosovë, kapin një shifër mbi 1 miliardë euro. Ndërkohë, prodhimi i energjisë bëhet nëpërmjet Termocentraleve, për shkak të burimeve të pamjaftueshme ujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›