Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes "Hoxha", mungonin Kumbaro dhe Meçe
Sot pritej të niste gjyqi për dosjen "Remzi Hoxha", e cila ka 4 të pandehur në bankën e të akuzuarve, Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meçe. Megjithatë senca e parë e gjyqit është shtyrë pasi në sallën e gjyqit ka pasur mungesa të të pandehurve. Gjyqtari i kësaj çështjeje, Xhelal Elezi e ka shtyrë seancën pasi Ilir Kumbaro dhe Budion Meçe mungonin në sallë. Budion Meçe ndodhet në spital në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore, kurse Kumbaro rezulton i zhdukur prej 10 vjetësh. Asnjë nuke di vendodhjen e tij prej shumë kohësh. Për shkak të zhdukjes së tij gjyqtari i kësaj çështjeje Xhelal Elezi e ka shtyrë seancën deri në marrjen e një informaciuoni të fundit rreth tij.
Ndërkohë që seanca e sotme ka zgjatur vetëm pak minuta ndaj kreut të Tatimeve Arben Sefgjini, njëkohësisht edhe ish-kreu i SHIK-ut. Katër të pandehurit akuzohen për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha dhe rrëmbimin e torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshaj.
Mësohet se seanca e radhës do të nisë pas dy javësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda.