Pullat te ilaçet, Bregasi: E pavërtetë deklarata e Halimit për pullat
TIRANË-Komuniteti i Biznesit mbështet Urdhrin e Farmacistëve në qëndrimin kundër vendosjes së pullave fiskale të medikamentet. Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi shpjegon se nuk janë pullat fiskale ato që dëshmojnë për origjinën e produktit, siç deklaroi një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, por çertifikata e origjinës që shoqëron mallin.
“Arsyeja, që ministri tha se gjoja kjo pullë fiskale vendoset për të vërtetuar origjinën e produktit nuk është e vërtetë se origjinën e produktit e vendos certifikata e produktit. E vërteta është kjo se, kompania koncensionare e cila koncensionon shumë pulla fiskale të shumë produkteve në Shqipëri, është një veprimtari fitimprurëse për kompaninë provate dhe është absolutisht në dëm të interesave të shtetit”.
Kreu i BiznesAlbania, Bregasi i bën thirrje qeverisë së re që të shfuqizojë urdhrin e dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, pasi ai ka kosto për shtetin shqiptar dhe qytetaret.
“Mazhoranca, e re që ka ardhur në pushtet ka premtuar që do ta zhbëjë ligjin për pullat fiskale. Unë mendoj se është shumë e nxituar vendosja e pullës fiskale për barnat. Është provuar tashmë që veprimtaria e koncensionarit është përivilegjuese, se përvecse është e vetme në treg, e dyta kostot i ka shumë të larta dhe biznesi është ankuar totalisht për të gjitha produktet që marrin pullë fiskale dhe aq më tepër për farmaceutikën që është një kosto e lartë për pacientët”.
Urdhri i nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë Halim Kosova me datë 12 gusht për pajisjen me pullë fiskale në vendin e origjinës te medikamenteve është kundërshtuar ashpër nga Urdhri i Farmacisteve, me argumentin se bllokohet regjistrimi i barnave që janë të domosdoshme të pacientët, ndërkohë që nxitet edhe kontrabanda.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Pullat te ilacet, BiznesAlbania mbeshtet farmacistet