Basha: Rama takim privat në Vlorë për të ndarë tortën e pushtetit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbledhjen e mazhorancës së re qeverisëse në qytetin e Vlorës. Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” e ka etiketuar mbledhjen si ‘organizim okult për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike’.
Basha thekson se larg syve të medias Rama po vendos për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për të dhe aleatët e tij.
POSTIMI I PLOTË
Edi Rama bëri sot një takim privat, me qeverinë e tij private, në një ndërtesë private, dhe gjithcka që u bisedua atje mbeti private. Kryeministri i ardhshëm ka mbyllur dyert për mediat, edhe pse kur ka lajmëruar këtë mbledhje qeverie në rrjetin social ka folur për përgjegjshmëri e transparencë.
Por ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert.
E para sepse ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës.
E dyta, sepse këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike.
Dhe e treta, ku më mirë se buzë detit, në një hotel luksoz, larg syve të botës, mund të vendoset për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për z.Rama dhe aleatët e tij.
Kjo është mbledhja e vertetë dhe arsyeja e vertetë e këtyre takimeve të z.Rama. Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t'iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t'i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike. L.Basha