E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Puna e tetë viteve është materializuar, mandatin e ardhshëm përfundojmë gjithë infrastrukturën”

18-03-2013 / Gazeta 55

Ministri Arben Imami flet për angazhimin e PD-së në fushatën elektorale dhe procesin zgjedhor si një model

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë një prononcimi për mediat u ndal në përgatitjet për fushatën elektorale. “Ne aktualisht, jemi në një fushatë parazgjedhore, ne po kontaktojmë njerëzit më gjerë, nuk po bëjmë takime elektorale. Së pari  ne po kërkojmë të flasim për arritjet, problematikat, çfarë duan qytetarët edhe për vendin në tërësi”. 
Sipas ministrit Imami PD ka ndërmarrë një fushatë të mobilizuar me objektiva dhe qëllime të qarta, drejt një fushate model, proces zgjedhor dhe ditë votimi model. Për Imamin, angazhimi aktual i demokratëve ka në fokus kontaktin me njerëzit, jo thjesht më mbështetësit e PS-së, por më gjerë për të kuptuar deri në fund dhe konkretisht cilat janë arritjet, problematikat, si dhe çfarë do të dëshironin më së shumti që kjo qeveri të bëjë në mandatin e ardhshëm. “Nëse përpara tetë vjetësh ishte e pamundur të futesh në një fshat, problem me qendrat shëndetësore, me çerdhet, shkollat e kanalet vaditëse, sot kërkesat janë shumë më të pakta sepse janë realizuar shumë investime. Kjo ‘tip’ kërkese është ulur sepse qytetarët kërkojnë punë dhe një pasurim, një mirëqenie që në tetë vitesh ka ardhur në rritje”. 
Ndër të tjera, ministri Imami ka theksuar se në 8 vite janë realizuar shumë premtime.  “Puna e tetë viteve është materializuar, në mandatin e ardhshëm do të përfundojmë të gjithë infrastrukturë e vendit. Për shembull, qarku i Elbasanit ka realizuar masën  më të madhe të infrastrukturës, por ka ende rrugë  ku duhet investuar”.  Projektet ambicioze, tuneli i Elbasan-Tiranë është pjesa më e madhe. Qytetarëve do t’u çojmë rrugët pasi infrastruktura jep zhvillim. “Në panairin e Elbasanit pamë se vendi është zhvilluar, kemi një rritje ekonomike 3 për qind, kemi liri fiskale dhe ekonomike, nuk është rritur papunësia, ka bërë të mundur thithjen e investimeve”, theksoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›