Punë e papërfunduar në Ballkan

Jashtë rajonit, Brukseli do të vijojë të luajë rol në muajt dhe vitet që vijnë. Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që ti ndihmojnë vendet e Evropës juglindore që ti realizojnë ëndrrat e veta
Nga Jeanne Shaheen dhe George Voinovich
Pas dy luftërave shkatërruese në kontinentin
evropian, SHBA-të dhe aleatët e tyre transatlantikë patën një angazhim të
vështirë, por të fortë - atë të ndërtimit të një Evrope në liri dhe në paqe.
Kjo, natyrisht, nuk është e lehtë, do përpjekje të jashtëzakonshme dhe me kosto
të madhe. Edhe pse SHBA-të kanë bërë një progres të dukshëm në 60 vjetët e
fundit, kjo punë ende nuk ka mbaruar.
U bënë 15 vjet që Bosnja nuk ka luftë dhe 10 vjet që kur bombat e NATO-s nuk
bien mbi Beograd. Rajoni ka ecur para, duke u larguar nga historia e tij e
trazuar.
Megjithatë, kjo kohë mbetet shumë e ndjeshme për Ballkanin dhe askush nga
mbështetësit e rajonit nuk guxon ta heqë vëmendjen apo ti zvogëlojë
angazhimet.
Situata në Bosnjë mbetet një shqetësim serioz. Për tu larguar nga e shkuara,
Bosnja ka nevojë që të marrë hapa të rëndësishëm politikë dhe të zhvillojë
reformën kushtetuese.
Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për
rajonin. Nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund të arrihet
pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon.
Është meritë e drejtuesve të Serbisë që kanë dëshmuar angazhim ndaj
institucioneve evropiane. Megjithatë, dallimet rreth Kosovës mbeten një pengesë
e fuqishme në përparimin e mëtejshëm.
Derisa Prishtina e Beogradi kanë mosmarrëveshje, është thellësisht jorealiste
të shpresosh për një zgjidhje krijuese, pragmatike e të qëndrueshme, që më së
miri do të mbronte dhe do të përmirësonte jetën e të gjitha grupeve etnike në
rajon.
Një kontribut kyç i Aleancës transatlantike është vazhdimësia e sigurisë në
rajon. Që nga viti 1999, trupat e NATO-s në Kosovë kanë luajtur një rol të
plotë në qëndrueshmërinë e sigurisë.
Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor, pa përjashtim, janë shprehur se situata
mbetet shumë e paqartë për forcën, që të tërhiqet apo të reduktohet.
Bota ka nevojë për forca paqeje shtesë, por tani nuk është koha për të
rrezikuar atë që është fituar me vështirësi në Evropën juglindore.
Jashtë rajonit, Brukseli do të vijojë të luajë rol në muajt dhe vitet që vijnë.
Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që ti ndihmojnë vendet e Evropës juglindore
që ti realizojnë ëndrrat e veta.
Edhe më e rëndësishme është që të realizohet vizioni amerikan për një Evropë të
bashkuar e në paqe. Nuk është koha që të anashkalohet pa vëmendje ky
qëllim.
(*) Wall Street Journal, autorët e shkrimit janë senatorë