E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, grabitet kazinoja, prangoset një nga autorët

KORCE-Policia e Korcës ka mundur të kapë autorin e vjedhjes se kazinosë, ngjarje e ndodhur dje ne darkë ne qytetin e Korces. 36 vjecari Lorenc Petellashi është njëri prej autoreve, ndërkohë që policia eshte vene ne kerkim të autorit tjetër. Arrestimi i tij u krye banesen e tij ne lagjen numër 6 te qytetit te Korces. Për identifikimin e autorit ndihmuan te dhenat dhe pesrhrkimi që kishte bërë para policise një prej punonjësve te kazinose.

Policia konfirmon gjithashtu se shuma e grabitur eshte 1 milion lekë të vjetra. Në kërkim është autori i dytë i vjedhjes.
Ngjarja e rende ndodhi dje reth orës 22:40 te natës, kur dy personat e armatosur e të maskuar janë futur në brendësi të objektit Kazino e duke terrorizuar punonjësit nën kërcënimin e armëve kanë mundur të grabisin të gjithë shumën e parave të ditës. Kjo nuk eshte hera e pare qe pikat e kazinove grabiten me armë ne qytetin e Korces.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›