E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi, Obama: Rruga është ende e gjatë

“Rruga është ende e gjatë për përmirësimin e punësimit, por kemi filluar të ndryshojmë faqe”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.

“Qeveria mund të krijojë kushtet për të bërë të mundur që ndërmarrjet të kenë sukses dhe të fillojnë të punësojnë dhe krijojnë infrastrukturën. Kjo është ajo që kemi bërë”, deklaroi Obama.

“Më e keqja e stuhisë ka kaluar, përpara kemi ditë më të bukura”, shtoi ai.

Në mars ekonomia amerikane ka krijuar 162 mijë vende pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›