Punësimi i të rinjve/ World Vision sjell Festivalin e Rinisë për zgjidhjen e sfidave

Sara dhe Andi janë dy gjimnazistë nga Durrësi, të cilët mendojnë se orientimi në karrierë dhe pagesa gjë praktikës së punës është shumë e nevojshme për punësimin e të rinjve në Shqipëri.
Pikërisht ky propozim u votua masivisht nga të rinjtë në shtatë bashki të vendit në Festivalin e Rinisë organizuar nga World Vision Albania.
Për drejtoren e World Vision Albania, ky edicion këtë vit preku çështjet më të ndjeshme sot në Shqipëri siç është aftësimi sipas tregut të punës.
“Ne mendojmë, që është shumë efikas pasi ka përfshirë shumë të rinj nga e gjithë Shqipëria në nisma të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Janë më shumë se 700 të rinj të cilët, idetë e tyre i kanë sjellë nëpërmjet një fushate dixhitalë, për çështjen e punësimit”, tha drejtoresha e World Vision Albania.
Sipas raportit vjetor të World Vision Albania për 2022-in, 47% e adoleshentëve raportojnë se aftësitë e buta janë ato që u duhen për të gjetur një vend pune.
Gazetare: Jonela Sagajeva
/rtsh.al/