E Martë, 3 Nëntor 2026

Akademia e FA, master për sigurinë kibernetike, Rama: Programi ndjek standardet e NATO-s

Të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, Akademie e Forcave të Armatosura ofron cikël studimi Master Profesional: Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes (Cyber Defence).

Përmes një postimi në Facebook, teksa e konsideron një program i niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s, kryeministri Edi Rama shkruan se kjo është një mundësi e shkëlqyer.

 “Për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, AkademiaeForcaveTëArmatosura, ju pret. Bëhuni pjesë e një programi të niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s”, shkruan Rama.

Akademia e Forcave të Armatosura, Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ofron për herë të tretë në vitin akademik 2023-2024, programin e ciklit të dytë të studimeve, Master Profesional: Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes (Cyber Defence)

Ai synon t’i pajisë studentët me njohuri mbi bazat teorike dhe t’i aftësojë me praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë kibernetike të sistemeve të mbrojtjes, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë shumë të nevojshme.

Kliko linkun dhe merr gjithë informacionin e detajuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›