E Diel, 1 Nëntor 2026

Punësuan në shkelje të ligjit Muçi Shaljanin që u vra në atentatin e Rinasit, dënohen me shërbim prove ish-zyrtarët e AMP-së

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjykata i ka dënuar me nga 9 muaj burg secilin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur me 1/3 dhe, përfundimisht, është caktuar 6 muaj heqje lirie për secilin.

Togat e zeza kanë pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg dhe kanë vendosur konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.

Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muçi Shaljanit, i cili humbi jetën disa ditë pas atentatit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Rinas.

Në atë ngjarje humbi jetën edhe Gilmando Dani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›