E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët e "M-Sillosit" në grevë

Rreth 40 punëtorë të fabrikës së miellit M&Sillos në Xërxë të Rahovecit, kanë hyrë në grevë, duke kërkuar nivelizimin e pagave, pagesën e orëve të natës dhe të ditëve të festave. Informacionin që punëtorët janë në grevë në ambientet e fabrikës, e ka dhënë për RTK-në, Agim Thaçi, përfaqësues i Kryesisë së Sindikatës së punëtorëve.

Sipas Gashit, tek punëtorët po ushtrohet presion që nëse nuk do të fillojnë punën, do të nxirren jashtë me polici. Punëtorët grevist kanë thënë se asnjë sektor në M &Sillos, nuk është duke punuar, dhe se punëtorët do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Indeksonlilne./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›