Punetoret europiane ne proteste

Punonjësit në të gjithë Bashkimin Europian janë bashkuar ditën e mërkurë në një seri protestash dhe grevash, kundër rritjes së papunësisë dhe masave shtrënguese.
40 grupime, nga 23 vende të ndryshme, kanë lajmëruar për përfshirjen e tyre në këtë ditë proteste.
Manifestime të fuqishme pritet të mbahen në Spanjë, Greqi, Portugali dhe Itali, me të tjera protesta të parashikuara në Belgjikë, Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe dhe disa vende të Europës Lindore.
Manifestimi i së mërkurës, i cili mund të shkaktojë probleme në transport dhe shërbime në të gjithë kontinentin, u organizua nga Konfederata Europiane e Tregëtisë.
”Masat shtrënguese janë një rrugë pa krye”, shkruhej në një deklaratë të publikuar nga KET-i, që kërkon politika më të fuqishme pro punësimit dhe stimulimit të rritjes ekonomike.